E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla takon Kovatchev: Synimi i Shqipërisë, anëtarësimi në BE deri në 2027

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla zhvilloi një takim me eurodeputetin bullgar Andrey Kovatchev, i cili mban detyrën e zëvendëskryetarit të Komitetit për Çështjet e Jashtme dhe raporterit për Shqipërinë në Grupin e Partive Popullore Evropiane në Parlamenti Evropian.

Gjatë takimit, Balla dhe Kovatchev diskutuan mbi ecurinë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe perspektivën e integrimit të vendit në bllok. Kovatchev theksoi se Bullgaria ka hyrë këtë vit në zonën euro, duke shtuar se tani është radha e Shqipërisë dhe Malit të Zi të bëhen anëtarët më të rinj të BE-së.

Nga ana e tij, Balla nënvizoi angazhimin e institucioneve shqiptare për të përmbyllur procesin e anëtarësimit brenda vitit 2027, duke e cilësuar këtë objektiv si një prioritet kombëtar.

Takimi u fokusua gjithashtu në forcimin e bashkëpunimit politik dhe mbështetjen që vendet anëtare të BE-së mund të japin për avancimin e reformave dhe përmbushjen e kritereve të integrimit europian nga Shqipëria.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›