Balla:Basha të japë shpjegime në Prokurori jo në Kuvend

Deputeti socialist, Taulant Balla, deklaroi në seancën plenare se është e turpshme që një i pandehur nga prokuroria të vijë dhe të japë shpjegime në sallën e kuvendit. "Në një shtet demokratik kur prokuroria mbyll hetimet dhe e shpall një person të pandehur, ai duhet liruar nga të gjitha funksionet e tij politike. Po ashtu Balla u shpreh se Basha nuk duhet te shkele me ne parlament. Deputeti socialist kërkoi të dijë edhe vlerën e rrugës patriotike, për të cilën është nënshkruar një kontratë prej 419 milionë eurosh, por që sipas tij, sot ka arritur në një miliardë dollarë.