E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo:Qeveria, po dëshmon vullnetin antikorrupsion

Zëvendëskryeministri Genc Pollo u shpreh në Kuvend se marrëveshja për realizimin e fazës së dytë të programit të pragut të Sfidës së Mijëvjeçarit kundër korrupsionit dëshmon sukseset dhe vullnetin e qeverisë shqiptare në luftën antikorrupsion. Gjatë diskutimit sot në parlament të p/ligjit "për ratifikimin e marrëveshjes së Grantit mes Shqipërisë dhe SHBA-së për të luftuar korrupsionin, në kuadër të programit fillestar të vlerësimit të sfidës njëvjeçare, zv/kryeministri Pollo e cilësoi këtë dokument "një konfirmim të vullnetit të qeverisë shqiptare në përpjekjet për mirëqeverisje dhe antikorrupsion, një vlerësim ky që vjen dhe nga pala amerikane".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›