E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel,arreston dy të kërkuar për vrasje

Në kuadër të operacioneve të Policisë së Shtetit për zbardhjen e ngjarjeve të vjetra, ditën e djeshme nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me forcat e policisë së Komisariatit Mat, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat është bërë i mundur përfundimi me sukses i operacionit të koduar 'Kujtesa', duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:Bujar Bilal Buci, i vit.lindjes 1967, lindur e banues në Mat dhe Ylber Ismail Karaj, i vit.lindjes 1964, lindur e banues në Mat. Ndalimi i këtyre shtetasve është bërë për veprat penale të Vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim? parashikuar nga nenet 78 e 25 të Kodit Penal. Nga hetimet disa mujore dyshohen se këta shtetas më datë 22.06.1997 në fshatin Vig, të rrethit Mat kanë vrarë me armë zjarri shtetasen Zinete Bedri Buci, e vit.lindjes 1964. Ndërkohë është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen edhe të shtetasit Rifat Bilal Buci, i vit.lindjes 1955, i dyshuar edhe ky si bashkëpunëtor në këtë vrasje. Nga hetimet ka rezultuar se vrasja është kryer për motive gjakmarje, pasi më datë 18.06.1997 viktima Zinete Buci ka vrarë me armë zjarri në banesën e saj në qytetin e Burrelit bashkëshortin, shtetasin Rustem Buci. Ashtu si ju kemi njoftuar edhe më parë, Policia e Shtetit është e angazhuar në mënyrë prioritare në zbardhjen e ngjarjeve të vjetra në të gjithë territorin e vendit, dhe besoj se në ditët në vijim do të komunikojmë përsëri për t'ju njohur me rezultatet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›