Elbasan, gjenden dy femrat e humbura, biznesmeni vazhdon të jetë i zhdukur

Nëna e dy fëmijëve Sheqere Kurti, është gjetur nga policia në qytetin e Sarandës ku ishte strehuar në një banesë. Kurti dëshmoi në polici se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia.
Sheqere Kurti u largua në 7 dhjetor teksa do shkonte të blinte ëmbëlsirë për festën e Kurban Bajramit.
Ndërsa, 20-vjeçarja është gjetur në Elbasan, pas denoncimit që bënë familjarët në polici.
Vajza ishte larguar në datë 8 dhjetor nga banesa e saj, pa lënë asnjë informacion për vendndodhjen e saj dhe kishte shkëputur ç’do kontakt me familjarët.
Sipas burimeve zyrtare të policisë lokale, vajza e zhdukur Odeta Tabaku, lindur e banuese në lagjen “Dyli Haxhire”, është gjetur sot, por ende nuk ka dhënë një arsye pse ishte fshehur.
Ndërkaq, ende asnjë gjurmë nga tregtari i veshjeve, i cili sipas dëshmive nuk përjashtohet mundësia e vetëvrasjes, për shkak të problemeve me biznesin.
s.f/NOA