Hapen dosjet, por fshihen emrat e spiunëve
Komisioni i Ligjeve miratoi dje nen për nen projektligjin e famshëm për “Pastërtinë e figurave zyrtare” ose siç njihet ndryshe, ligji i dosjeve. Gjashtë muaj debat të ashpër politik për këtë çështje nuk mjaftuan, pasi opozita bojkotoi mbledhjen e Komisionit, ndërsa mazhorancës i mjaftoi vetëm një orë që të kalonte këtë projektligj tepër delikat. Projektligji i miratuar kaloi nën një tension edhe nga deputetët e mazhorancës, të cilët nuk pranonin shumë nga pikat e propozuara nga deputeti demokrat Aldo Bumçi. Pavarësisht kësaj, ky projektligj futi në tërësinë e vet diçka të re, të marrë nga përvoja më e suksesshme gjermane. Çdo njeri do të ketë të drejtë të kërkojë dosjen e tij, në rast se ka, për të parë se çka bërë ish-Sigurimi i Shtetit me të, por ai nuk do të mund të mësojë emrat e spiunëve që kanë punuar kundër tij. Kjo bëhet për të shmangur hakmarrjen e mundshme. “Çdokush mund të kërkojë dosjen e tij personale, duke i bërë një kërkesë autoritetit të posaçëm, i cili brenda 30 ditëve kthen përgjigje në rast se ka ose jo dosje. Në rast se ka, brenda 60 ditëve autoriteti dorëzon dosjen e plotë tek personi i interesuar ku përfshihet i gjithë materiali. Në këto dosje do të jetë i përfshirë i gjithë aktiviteti i Sigurimit të Shtetit mbi individi, por me një ndryshim: emrat e bashkëpunëtorëve apo operatorëve do të fshihen, nuk do të tregohen”, - tha deputeti demokrat Bumçi. Ky amendim është marrë si pjesë e ligjit gjerman për të njëjtën çështje. Kështu, çdo i përndjekur politik apo çdo person që ka jetuar në atë periudhë dhe ka qenë i bindur se ndiqet dhe spiunohej nga Sigurimi i Shtetit, mund të bëjë kërkesë për t’u njohur me gjithë aktivitetin që ka bërë Sigurimi për personin e tij. Por ai nuk mund të marrë si informacion se cili operativ i Sigurimit është marrë me dosjen e tij apo cili bashkëpunëtor i Sigurimit ka spiunuar. Ai nuk mund të dijë se nga cili individ i ka ardhur e keqja. Kjo është bërë, sipas projektit dhe përvojës gjermane, që të mos ketë tentativa për hakmarrje të mundshme. Këtë shtesë në nen e votuan të gjithë deputetët e mazhorancës, pasi deputetët e opozitës e braktisën që në fillim punën e Komisionit. Ata kërkuan që ky projektligj të diskutohet me strukturat e KE-së në Tiranë dhe si pretekst të dytë paraqitën mungesën e deputetit socialist Arben Isaraj, një nga relatorët e ligjit krahas Bumçit. Ndërkohë zv.kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, kërkoi ekspertizën e ligjit nga Komisioni Evropian. Sipas tij, nuk ka vullnet për të votuar ligjin, pasi sipas tij, ligji është i njëanshëm. Pas këtyre deklaratave, reagoi deputeti Bumçi, i cili tha se është pritur një kohë e gjatë për konsensusin e opozitës dhe tashmë kjo kohë ka skaduar, pasi opozita nuk dha konsensusin e saj. Gjithsesi, në mbledhje qëndroi deputeti i LSI-së, Spartak Braho dhe ai i PBDNJ-së, Spiro Peçi, të cilët nuk morën pjesë në votim.
Zyrtarët komunistë që cilësohen të papajtueshëm sipas projektligjit që u miratua në Komisionin e Ligjeve
Anëtar ose kandidat i Byrosë Politike
Anëtar i Komitetit Qendror të PPSH-së
Kryetar i Gjykatës së Lartë
Zv.kryetar i Gjykatës së Lartë
Prokuror i përgjithshëm
Zv/.prokuror i përgjithshëm
Ministër i Punëve të Brendshme
Zëvendësministër i Punëve të Brendshme
Drejtori i përgjithshëm i Hetuesisë
Çdo punonjës i organizatave të Sigurimit
Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit
Anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve
Hetues, prokuror apo ndihmësprokuror
Gjyqtar apo ndihmësgjyqtar në proceset politike
Denoncues apo dëshmitar i akuzës në gjyqet politike.
Periudha e shërbimit nga 29 nëntori 1944 deri më 8 dhjetor 1990
Cilët nga zyrtarët e sotëm do të verifikohen nga Komisioni i Posaçëm
Të gjithë zyrtarët e emëruar nga Presidenti i Republikës
Të gjithë zyrtarët e emëruar nga Kuvendi duke filluar nga Presidenti, Këshilli i Ministrave etj.
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë
Të zgjedhurit nga Kuvendi.
Anëtarët e Këshillit të Ministrave
Zëvendësministrat
Sekretarët e përgjithshëm
Funksionarët politikë
Drejtorët e përgjithshëm
Drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në strukturat e tjera shtetërore
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive
Funksionarë të lartë të Presidencës
Administratës së Kuvendit
Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Gjykatës së Lartë
Gjykatës Kushtetuese
Prokurorisë së Përgjithshme.
Guvernator i Bankës së Shqipërisë
Zëvendësguvernatorë dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë
Funksionarë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë
Oficerët me gradë “Gjeneral” dhe “Kolonel”
Prefektët
Kryetarët e këshillave të qarkut
Kryetarët e bashkive dhe komunave
Anëtarët e këshillave të qarkut
Anëtarët e këshillave bashkiake.
Komisioni i verifikimit: Nëse opozita refuzon, anëtarët nga shoqëria civile
Autoriteti i Posaçëm që do të votohet nga Kuvendi me dy anëtarë të propozuar nga mazhoranca, dy nga opozita dhe kryetari me konsensus, do të verifikojë të gjithë zyrtarët në postet e përmendura nga ligji. Në rast se ndonjëri prej tyre ka qenë pjesë e sistemit komunist në një nga pozicionet e përcaktuar nga ligji, atëherë çdo zyrtar detyrohet të japë dorëheqjen. Anëtarët e autoritetit do të votohen të gjithë nga Kuvendi dhe në rast se opozita nuk pranon të japë dy propozimet e saj për anëtarë, atëherë Kuvendi do të miratojë dy figura nga shoqëria civile. Në këtë mënyrë opozita nuk mund të bllokojë procesin, duke mos dashur të japë emrat e vet. Subjekti verifikimit janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar, të cilët aktualisht ushtrojnë apo do të ushtrojnë një nga funksionet e mëposhtme si: Presidenti i Republikës së Shqipërisë dhe të dekretuarit nga Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë si dhe të zgjedhurit nga Kuvendi. Zyrtarët që do të verifikohen janë anëtarët e Këshillit të Ministrave, zëvendësministrat, sekretarët e përgjithshëm, funksionarët politikë, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në strukturat e tjera shtetërore, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve të gjykatave dhe prokurorive e deri tek anëtarët e këshillave bashkiakë apo komunalë.
Shpëton Ruçi dhe Gjinushi, Rusmali: Është kompromis politik
Ligji për dosjet përjashton ish-ministrat dhe sekretarët e parë të diktaturës. Debat mes deputetëve të mazhoranës
Erald Kapri
Pavarësisht se opozita bojkotoi dje Komisionin e Ligjeve, projektligji për hapjen e dosjeve duket se favorizon atë, duke shmangur nga verifikimi dy figura të rëndësishme të saj. Deputetët e mazhorancës kaluan nenet, duke pasur parasysh edhe një kompromis të fshehtë mes dy palëve. Në mënyrë të hapur dhe të papajtueshëm, vetëm dy zyrtarë të lartë aktualë të opozitës kanë qenë edhe zyrtarë të lartë të periudhës komuniste. Bëhet fjalë për dy deputetët e majtë, Skënder Gjinushi dhe Gramoz Ruçi. Drafti ligjor përjashton ish-anëtarët e kabineteve qeverisëse të kohës komuniste, ku ka qenë Gjinushi, si dhe përjashton ish-sekretarët e parë të Partisë së Punës në rrethe, që ka qenë Ruçi në Tepelenë. Deputeti Ruçi nuk preket as nga puna si ministër i Brendshëm që ka shërbyer në vitin 1991, pasi ligji prek zyrtarët para periudhës 8 dhjetor 1990. Por kjo pikë e nxehtë u prek nga deputetët e mazhorancës. I pari që reagoi qe deputeti republikan, Arian Madhi. “Unë propozoj që në pjesën e papajtueshmërisë të futen edhe ish-anëtarët e kabinetit qeveritar. Nuk e kuptoj se pse kjo kategori nuk është futur, pasi besoj se ministrat e asaj kohe nuk mund të jenë...”, - tha Madhi i cili menjëherë u mbështet nga deputetët Sula dhe Shehu të PD-së. Deputeti Dashnor Sula kundërshtoi edhe kohën e operimit, e cila është 8 dhjetori i vitit 1990. Ai tha se krimet komuniste kanë vazhduar edhe muaj më vonë, deri në mars të vitit 1991. “Jam dakord me propozimin e zotit Madhi, por ajo që më shqetëson, është fakti se pjesa e vendosur si fund-periudhë për aktivitet është 8 dhjetori i vitit 1990. Janë futur në burg njerëz edhe në këtë periudhë dhe të burgosurit politikë janë liruar vetëm në mars të vitit 1991”, - tha Sula. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali, tha se ky është një kompromis politik që është bërë për hatër të opozitës. “Për ta kuptuar më qartë. Edhe pse deputetët e opozitës kanë braktisur komisionin, ne s’mund të miratojmë këtë projektligj si të njëanshëm. Pavarësisht se ata kanë ikur ne i qëndrojmë konsensusit që është bërë me opozitën”, - deklaroi Rusmali. Pavarësisht kësaj deklarate të drejtpërdrejtë, deputetët vazhduan më tej. Deputeti republikan Galip Ramadhi, propozoi për votim një amendament. “Unë propozoj që të shtohet tek pjesa e zyrtarëve të papajtueshëm edhe anëtarët e qeverisë së asaj periudhe”, - propozoi Ramadhi, por hedhja në votë e penalizoi pasi vetëm kolegu i tij Madhi e mbështeti, ndërsa deputetët e tjerë të PD-së nuk dhanë pëlqimin. Debati më pas kaloi në zyrtarët e tjerë. Deputeti Sula kërkoi shtimin e disa zyrtarëve komunistë si të papajtueshëm, si zv.kryetarët e gjykatave, zv.prokurorët si dhe drejtuesi i hetuesisë së kohës. Ky amendament u miratua.
Debati në Komision
Arian Madhi
“Unë propozoj që në pjesën e papajtueshmërisë të futen edhe ish-anëtarët e kabinetit qeveritar. Nuk e kuptoj se pse kjo kategori nuk është futur, pasi besoj se ministrat e asaj kohe nuk mund të jenë...”
Dashnor Sula
“Jam dakord me propozimin e zotit Madhi, por ajo që më shqetëson, është fakti se pjesa e vendosur si fund-periudhë për aktivitet është 8 dhjetori i vitit 1990. Janë futur në burg njerëz edhe në këtë periudhë dhe të burgosurit politikë janë liruar vetëm në mars të vitit 1991. Pastaj, pse kjo periudhë kufizohet edhe për zyrtarët? Unë propozoj që të shtyhet dhe të shkojë deri në mars të vitit 1991. Pastaj këtu nuk janë përfshirë një numër zyrtarësh të rëndësishëm të asaj periudhe që kanë bërë krime si zv.kryetarët e gjykatave, zv.prokurorët si dhe drejtuesi i hetuesisë”
Aldo Bumçi
“Kështu u mendua më mirë, pasi në këtë datë filloi ndryshimi”
Ilir Rusmali
“Për ta kuptuar më qartë. Edhe pse deputetët e opozitës kanë braktisur komisionin, ne mund të miratojnë këtë projektligj si të njëanshëm. Pavarësisht se ata kanë ikur, ne i qëndrojmë konsensusit që është bërë me opozitën”
Galib Ramadhi
“Unë propozoj që të shtohen tek pjesa e zyrtarëve të papajtueshëm edhe anëtarët e qeverisë së asaj periudhe”
Ilir Rusmali
“Dakord. E hedhim në votim këtë propozim. Kush është dakord? Pro janë vetëm zoti Madhi dhe zoti Ramadhi. Bie poshtë ky propozim. Po për amendimin e zotit Sula? Dakord të gjithë. Pra, shtohen edhe zyrtarët e propozuar nga zoti Sula”
Spartak Braho
“Unë nuk kuptoj këtë pjesën. ǒdo të thotë që quhen të papajtueshëm ish-gjyqtarët në procese politike?”
Arenca Trashani
“Po kjo është e kuptueshme. Çdo gjyqtar, prokuror, dëshmitar i rremë që ka dënuar për akuza politike si agjitacion e propagandë etj. është i papajtueshëm”
Verifikimi do të nisë pas zgjedhjeve
Edhe pse duket se ligji për hapjen e dosjeve do të miratohet shpejt në Kuvend, ajo që duket se pranohet është fakti se autoriteti për verifikimin e figurave zyrtare do të ushtrojë aktivitetin e tij pas zgjedhjeve. Kjo ka disa arsye. Së pari, do të duhet një proces deri në krijimin e këtij komisioni. Por pavarësisht kësaj, në rast se komisioni gjen ndonjë zyrtar që ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit apo zyrtarë të lartë komunistë në një nga funksionet e parashikuara, ai do të duhet të ndërpresë mandatin, edhe sikur deputetë të jetë. Një tjetër pikë është edhe fakti i riverifikimit. Një pjesë të zyrtarëve aktualë janë verifikuar një herë nga ish-komisionet e mëparshme. Pavarësisht verifikimit të mëparshëm, të gjithë zyrtarët pa përjashtim do të verifikohen nga e para. Ligji i vitit 1995 dhe komisionet e tij kanë verifikuar mjaft figura, por kjo nuk do t’i shërbejë askujt.
Përgjimet, miratohen ndryshimet e reja në ligj
Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi dje ndryshimet e propozuara nga qeveria për disa ndryshime në ligjin për përgjimet. Sipas këtyre ndryshimeve, disa drejtori të Ministrisë së Financave do të bashkëpunojnë me prokurorinë në fushën e përgjimeve. Opozita e kundërshtoi këtë ndryshim të cilin e cilësoi marrje atributi nga kompetencat e institucioneve të tjera, si SHIK-u. Por drejtori i tatimeve tha se çdo procedurë do të bëhet nga prokuroria, jo nga organet ekzekutive. Ne do të marrim të drejtën që t’u kërkojmë këtyre organeve të specializuara hetimore që të përgjojnë persona të dyshuar prej nesh se kryejnë veprime të paligjshme në lidhje me doganat dhe tatimet. Ligji përcakton strukturat hetimore, kështu që nuk është e nevojshme ngritja e një strukture të veçantë me ligj”, - deklaroi Sefgjini.