Ballack: Chelsea duhet ta mposhtë Liverpoolin
Mesfushori gjerman i Chelseat, Michael Ballack, thotë se blutë duhet ta fitojnë ndeshjen e tё dielës nё udhëtim tek Liverpooli. "E dimё se do tё jetё vështirё tё fitohet nё Anfield, por nuk ёshtё e pamundur. Nёse dёshirojmё tё rikthehemi nё krye, duhet tё fitojmë, por e mërkura ёshtё fokusi i momentit", ka thёnё Ballack. "Kemi humbur shumё pikё nё shtёpi dhe duhet tё jemi tё kujdesshёm. Nuk kemi pasur paraqitje tё mira kёtё vit kundër ekipeve tё mёdha. Kjo do tё ndryshojё nёse ne do tё fitojmë titullin", ka shtuar gjermani.Tё mёrkurёn Chelsea do tё presё nё Stamford Bridge ekipin e Middlesbrough, para se tё dielën tё udhëtojё nё Anfield pёr t'u përballur me Liverpoolin.