Stuhitë, Spanja e Franca nisin riparimin e dëmeve
Në jugperëndim të Francës dhe në veri të Spanjës ka nisur riparimi i dëmeve të shkaktuara nga stuhitë e ditëve të fundit, që dëmtuan shtëpi, rrugë dhe sollën ndërprerje të energjisë. Të paktën 20 vetë gjetën vdekjen në incidentet e shkaktuara nga stuhitë me shira të rrëmbyeshëm dhe erë me shpejtësi deri në 184 km/orë. Kryebashkiaku i Barcelonës në Spanjë shpalli tri ditë zie për 4 fëmijët që humbën jetën nga shembja e çatisë në një fushë bejsbolli. Ndërsa moti i keq ka përfshirë veriun e Italisë dhe Mesdheun qëndror, në Spanjë e Francë po riparohen linjat e dëmtuara të energjisë, rrjeti telefonik dhe hekurudhor