E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballack: Interi ka mbrojtjen më të fortë


Duke folur për takimin e humbur përballë Interit në Stamford Bridge, mesfushori i Chelseat, Michael Ballack, ka thënë se Interi është skuadra më e mirë mbrojtëse në botë.
"Të luash ndaj këtij ekipi është vështirë, ata ishin shumë të fortë në mbrojtje dhe në çdo duel ishin të pabesueshëm, të mençur, dhe të fortë. Interi është skuadra me mbrojtjen më të fortë në botë".
"Natyrisht se ju gjeni përgjigje sepse ne jemi gjithashtu një ekip fizik, por nuk ishte dita jonë dhe jemi tejet të zhgënjyer", përfundoi gjermani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›