Nesta "paralajmëron" Interin: Kthehem shpejt!
Ditën e hënë ish-qendërmbrojtësi i kombëtares italiane iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në gjurin e djathtë, për të riparuar këputjen e tendinës. Ai kaloi dy netë në një nga klinikat e Romës dhe sipas analizave të para, gjithçka shkoi me sukses.
Vetë futbollisti pohoi se dëmtimi në fakt ishte disi më i lehtë nga sa parashikohej. Kjo do të thotë se edhe koha e nevojshme për t’iu rikthyer fushës do të jetë më e shkurtër. “Para operacionit mendova se do të jetë e vështirë të rikthehem para fundit të sezonit. Por gjatë ndërhyrjes u pa që një pjesë kishte mbetur e paprekur”, tha Nesta për “Sky Sport Italia”, duke shtuar: “Mungesa ime nuk do të jetë e gjatë. Si gjithmonë, do punoj fort për t’u rikthyer”.