Terri në telashe, aksidenton një punonjës të klubit
Në njoftimin e policisë të londrës thuhet: “Policia u thirr të martën më 16 mars në orën 23:13 për të raportuar një aksident mes një makine dhe një këmbësori. Së bashku me shërbimin e ambulancës, policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe gjeti një 35-vjeçar me këmbë të thyer. Menjëherë burri u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë”.
Xhon Terri nuk u ndalua menjëherë. Sipas dëshmitarëve, futbollisti e aksidentoi punonjësin e sigurisë së stadiumit pasi shkeli gazin në makinën e tij tip Range Rover 4x4, në momentin që aty ndodhej një turmë njerëzish. Zëdhënësi i tij, Fil Holl, fajësoi fotografët për pengesën e shkaktuar ndaj Territ, duke këmbëngulur se kapiteni nuk ishte në dijeni që kishte aksidentuar dikë.
“Xhoni po vinte me makinë, i rrethuar nga fotografë të shumtë. Nuk po ecte me shpejtësi, kur një roje sigurie i doli përpara. Terri shkopi në rajonin e policisë dhe gjithçka përfundoi në orën 1:30 të mëngjesit”, deklaroi zëdhënësi për “goal.com.uk”. Ai shtoi se lojtari i kërkoi falje të dëmtuarit, duke i telefonuar mëngjesin e sotëm.