E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mauro Zarate fashist?

I ftuar nga ultrasit e klubit bardhekaltër në shkallët e stadiumit në ndeshjen e fundit në kampionat me Barin, bomberi argjentinas është fotografuar duke bërë një përshëndetje sipas mënyrës fashiste (me krahun e shtrirë diagonalisht).

Së bashku me Zaraten në stadium ndodhej edhe Renata Polverini, kandidate e partisë së kryeministrit Silvio Berluskoni, Forca Italia. Tifozët e klubit kryeqytetas njihen për afërsinë e tyre me të djathtën ekstreme. Madje ish-sulmuesi i Lacios, Paolo di Kanio nuk e ka fshehur asnjëherë preferencën e tij politike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›