Dinamo vs. Partizani, nga “finale” te e “zakonshme”
Nga “finalja” e Kampionatit të 69-të Kombëtar të Futbollit, më 17 maj 2007, kur Dinamo fitoi titullin e 17-të kampion në një ndeshje të luajtur për më shumë se 30 minuta me nëntë lojtarë, duke mundur Partizanin 2-1 (gjykoi italiani Taljavento) e deri të derbi i 25 tetorit (ora 14:30), gjërat kanë ndryshuar shumë.
Kampionia në fuqi, tashmë e drejtuar nga kroati Zllatko Daliç ( e jo nga Ilir Daja, tekniku që e shpalli kampion), nuk e ka as përformancën e as grupin e sezonit të kaluar. Blutë ndodhen në vendin e 5-të (10 pikë) me shtatë pikë diferencë nga Tirana kryesuese, skuadra e vetme pa humbje në Superligë.
Partizani, edhe pse ka të njëjtin trajner që e shpalli nënkampion, Hasan Likën, nuk e ka më atë grup lojtarësh me mentalitet të qartë fituesish. Të kuqtë pas shtatë javësh kanë arkivuar vetëm 1 fitore, kanë 6 ndeshje pa fituar dhe ndodhen në vendin e parafundit, 5 pikë më pak se Dinamo, që ka pësuar vetëm një humbje.
Derbi i parë sezonal midis tyre (i 131-ti historik, qysh nga sezoni i vitit 1950) ka karikuar dy kampet, por trajnerët respektivë shprehin respekt për skuadrat kundërshtare, pavarësisht nga situata ku ndodhen ato.
Trajneri i Dinamos, Zllatko Daliç (kroati i tretë që drejton te Dinamo pas Bonaçiçit e Kataliniçit), e ka të qartë se megjithë krizën e Partizanit, ndeshja nuk do të jetë aspak e lehtë e do të ketë të njëjtën shije të veçantë si ajo që kaloi me Tiranën shtatë ditë më parë.
“Ndeshjet kundër Tiranës e Partizanit nuk janë asnjëherë të lehta, - tha Daliç për televizionin “Alsat”, duke shtuar se lojtarët e tij janë të rinj dhe atyre u duhet më shumë kohë.
“Ndeshja kundër Partizanit është një derbi, një traditë e një qyteti, kështu që nuk do të jetë aspak i lehtë”, - tha kroati, i cili përjetoi një shije të hidhur pas humbjes të parit kundër Tiranës (2-1) të boshnjako-kroatit Bllazh Slishkoviç.
Pasuesi i argjentinasit Marselo Havier Zalejeta te Dinamo pret, që skuadra e tij të reagojë kundër Partizanit. “Mendoj se kemi një problem psikologjik. Kundër Tiranës krijuam shumë në fushë, por shpërdoruam një mori rastesh. Pikërisht këtë duhet të përmirësojmë kundër Partizanit. Nuk duhet të mendojmë për problemet e kundërshtarit, por për ndeshjen. Na duhen këto pikë dhe duhet t’i marrim”
Trajneri i Partizanit, Hasan Lika, i pranon problemet që e shqetësojnë skuadrën e kuqe, por ai lëshon një mesazh kuptimplotë: “Pres më shumë drejtësi, asgjë më shumë. Normalisht arbitrat ndikojnë shumë dhe unë kërkoj që ata ndihmojnë në zhvillimin e një ndeshje normale”.
Lika e thotë qartë për televizionin “Vizion Plus”: “Nuk jemi ajo skuadër, që kemi qenë vitin e kaluar. Lojtarët kanë ende nevojë për kohë. Gjithsesi, është një ndeshje e vështirë, me një kundërshtar të fortë”. Tekniku i kuq nuk ndihet i dorëzuar. “Ne do të luftojmë për pikë, jo vetëm ndaj Dinamos, por dhe ndaj çdo kundërshtari. Janë shumë të nevojshme për situatën që po kalojmë”.
60 TROFE
Në stadiumin “Selman Stërmasi”, ku do të luhet edhe derbi i 131-të Dinamo-Partizani, do të zbresin në fushë dy skuadra që kanë fituar së bashku 60 trofe kombëtarë, midis kampionatit e Kupës së Shqipërisë.
32 KAMPIONATE
Bashkërisht dy ekipet kanë fituar 32 herë kampionatin shqiptar, por që me rivalitetin e tyre të spikatur kanë qenë për më shumë se 40 vjet edhe imazhi i futbollit shqiptar. Dinamo ka arkivin e saj, dy tituj më shumë se Partizani: 17, Dinamo; 15, Partizani.
28 KUPA
Partizani, me 15 trofe vazhdon të mbetet rekordmeni i paarritshëm në Kupën e Shqipërisë. Dy skuadrat e tjera kryeqytetase, Dinamo e Tirana, kanë fituar secila nga 13 Kupa të Shqipërisë, të ndjekur nga Vllaznia (fituesja aktuale) me 7.
BARAZIM 30-30
Në krahasimin specifik të kombinuar “kampionat + kupë”, të dy ekipet kanë numër trofesh të barabartë: Partizani ka 30 trofe (15 kampionate dhe 15 kupa); Dinamo po 30 (17 kampionate dhe 13 kupa). Një barazim, që nuk dihet se mund të prishet.
PORTRETET E SKUADRAVE
DINAMO
Dinamo pjesëmarrjen e saj të parë e ka në kampionatin e 13-të Kombëtar, në vitin 1950, dhe është shpallur kampione për herë të parë. Është pjesëmarrëse në të gjitha kampionatet në vazhdim. Gjithsej në 58 kampionate. Është 17 herë kampione, për herë të fundit ne sezonin 2007-2008. Ka zhvilluar deri më sot, duke përfshirë edhe 7 ndeshjet e sezonit aktual, 1497 ndeshje; 768 fitore, 414 barazime, 315 humbje. Golavarazhi,: 2469-1262
+ 1205 diferenca e golave.
Dinamo ne kampionate
1497 ndeshje; 768 fitore, 414 barazime, 315 humbje. Golat: 2469-1262
TROFETE
KAMPION
1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956, 1960, 1966/1967, 1972/1973, 1974/1975, 1975/1976, 1976/1977, 1979/1980, 1985/1986, 1989/1990, 2001/2002, 2007-2008
KUPA E SHQIPËRISË
1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1971, 1974, 1978, 1982, 1989, 1990, 2003.
Në Europë
DINAMO
Ndeshje 36; fitore 6, barazime 6, humbje 24. Golat 21:64
PARTIZANI
Partizani e nisi aventurën e tij në vitin 1947, që përkon edhe me kampionatin e 10-të në Shqipëri. Kështu, duke llogaritur edhe 7 ndeshjet e këtij sezoni, Partizani, fitues i 15 kampionateve 1507 ndeshje; 812 fitore, 394 barazime, 299 humbje. Golat: 2715:1244.
I veçantë është fakti, se Partizani në kampionatin e 61-të (1999-2000), u rendit i fundit duke zbritur në Kategorinë e Dytë (sot e Para). Luan në sezonin 2000-2001 dhe u shpall kampion i Kategorisë së Dytë, sot e Para.
Partizani ne kampionate
1507 ndeshje; 812 fitore, 394 barazime, 299 humbje. Golat: 2715:1244.
TROFETE
15-HERE KAMPION
1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1962/1963, 1963/1964, 1970/1971, 1978/1979, 1980/1981, 1986/1987, 1992/1993,
15 KUPA TË SHQIPERISË
1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004.
Në Europë
PARTIZANI
Ndeshje 43; fitore 8, barazime 7, humbje 8. Golat 30:76
KOKË MË KOKË
Dinamo e Partizani të shtunën do të përballen për herë të 131-të gjatë historisë së tyre, qysh nga takimi i parë që daton më 14 maj 1950, kur Partizani humbi me rezultatin 1-0. Në 129 ndeshjet e zhvilluara midis tyre, Partizani ka një diferencë të qartë fitoresh ndaj rivales së tij: 46 fitore për Partizanin, 39 fitore me Dinamon, 45 barazime. Edhe golaverazhi flet për të kuqtë: 155 gola të realizuar, kundrejt 138 të Dinamos.
BILANCI STATISTIKORNGA 1999-2000
Partizani ka një bilanc statistikor pozitiv në 24 ndeshjet e fundit, që nga sezoni 1999-2000. 11 fitore mbajnë firmën e kuqe, kundrejt 10 të Dinamos, ndërsa 3 takime janë mbyllur në barazim. Golaverazhi është i barabartë: 27-27. Ja dhe ndeshjet e fundit midis tyre në kampionat.
NDESHJET NGA 1999-2000
SEZONI 2007-2008
Dinamo-Partizani 2-1
Partizani-Dinamo 1-0
Dinamo-Partizani 2-0
SEZONI 2006-2007
Dinamo-Partizani 0-0
Partizani-Dinamo 2-1
Dinamo-Partizani 0-2
SEZONI 2005-2006
Partizani-Dinamo 2-1
Dinamo-Partizani 1-2
Partizani-Dinamo 1-0
Dinamo-Partizani 3-0
SEZONI 2004-2005
Partizani-Dinamo 0-1
Dinamo-Partizani 3-2
Partizani-Dinamo 0-2
Dinamo-Partizani 2-0
SEZONI 2003-2004
Partizani-Dinamo 2-1
Dinamo-Partizani 0-2
Partizani-Dinamo 5-2
Dinamo-Partizani 3-1
SEZONI 2002-2003
Partizani-Dinamo 0-0
Dinamo-Partizani 0-0
SEZONI 2001-2002
Dinamo-Partizani 0-1
Partizani-Dinamo 0-2
SEZONI 1999-2000
Dinamo-Partizani 2-1
Partizani-Dinamo 1-0
Bilanci: 24 ndeshje; 10 fitore Dinamo, 3 barazime, 11 fitore Partizani. Golat 27:27
E Premte, 24 Tetor 2008