E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela: “Portugalia na bëri të pavdekshëm në Shqipëri”

Duket qartë se vjen nga një botë ëndrrash. “Në ekipin tonë (Kombëtar) mbizotëron një ‘super klimë”, - thotë Skela (31 vjeç) për mediat gjermane.

Fantazisti i kuqezinjve flet edhe për zgjedhjen e trajnerit (Han): “Ishte një gjetje shumë, shumë e mirë”. Argumenti. “Na jep shumë kënaqësi të luajmë futboll nën urdhrat e tij”.

Skela, autori i 9 golave me fanellën kuqezi (po aq sa Bogdani) nuk dëshiron të flasë kurrsesi për ekipin e tij Energi Kotbus, por vetëm për “albanischen Nationalteam” (ekipin Kombëtar shqiptar).

Formacioni besnik i Ari Hanit regjistroi para një javë në kualifikueset e Kampionatit Botëror një rezultat të madh, që bëri xhiron e botës. 0-0 kundër Portugalisë, edhe pse luajtën për 50 minuta me një lojtar më pak.

 “Prej asaj ndeshje, - thotë Skela, - jemi bërë në shtëpi (Shqipëri) të pavdekshëm”.

Ervin Skela, gjate nje ndeshje me Energie Kotbus

Kur flet për kampionati gjerman trishtimi i tij duket menjëherë. Në klub, ashtu si gjithë lojtarët e tjerë ofensivë të Energisë, Skela nuk është në ditët më të mira.

Para një sezoni fantazisti me shtatë gola dhe gjashtë asistë ishte një nga garantuesit e mbijetesës, por gjatë këtij sezoni tani në Bundesligë është pa gol dhe pa asist.

“Nuk është aq mirë sa më parë, por në pozicionin e tij të lojës, natyrshëm që varet dhe nga lojtarët e tjerë”, - thotë menaxheri Shtefën Heidrich.

 “Për Ervinin ndeshja e së shtunës është një matës. Me një gjendje shumë të mirë ai mund të bëjë mrekullira”.

Për Skelën, i cili nga viti 2001 deri në vitin 2004 ishte pjesë e Frankfurtit, takimi i së shtunës është një ndeshje jo normale: “Eintrahti do të qëndrojë përjetësisht në zemrën time”.

Nga vetja pret më shumë, por dhe nga pjesa tjetër e ekipit gjithashtu. “Unë jam në rolin tim më shumë se të tjerët i varur nga lojtarët pranë meje”.

Skela jep recetën e tij: “Ne kemi nevojë më shumë për lëvizje në lojë dhje me shumë stacione në ofensivë. Te ne ka nevojë për më shumë lojtarë që dinë të mbajnë e të kërkojnë topin”.

Nisur nga kjo dhe klubi dëshiron që në merkaton dimërore të përforcojë mesfushën dhe sulmin. Skela ka kërkesat e tij: “Futbollistët e mirë, - thotë ai qetësisht, - kanë gjithmonë diçka për të dhënë” .

E Premte, 24 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›