E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB-ja kërkon 460 milionë dollarë ndihma për Pakistanin

Islamabad, 12 gusht - Kombet e Bashkuara apeluan për rreth 460 milionë dollarë ndihma urgjente për miliona viktimat nga përmbytjet në Pakistan.

Kreu i operacioneve humanitare John Holmes tha se të paktën 6 apo 7 milionë viktima kanë nevojë për ndihma urgjente.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Pakistan tha se 14 milionë njerëz, përfshirë 6 milionë fëmijë janë prekur nga përmbytjet.

Ndërkohë SHBA e kanë trefishuar numrin e helikopterëve për operacionet e ndihmave në Pakistan.

“Përmbytjet në Pakistan mund të jenë më shkatërrimtare për vendin se tërmeti i para disa viteve”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates, duke iu referuar tërmetit të vitit 2005 në Kashmir, nga i cili vdiqën mbi 73 mijë persona.

Siç njoftojnë agjencitë e lajmeve, OKB-ja beson se 1 600 persona kanë vdekur nga përmbytjet, ndërsa Pakistani ka konfirmuar 1 243 vdekje.

Pakistani thotë se 14 milionë njerëz janë prekur në mënyrë direkte apo indirekte nga përmbytjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›