E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballack duhet ta tregojë veten te Gjermania

Nga Express më 25 dhjetor 2010 në ora 18:53

Menaxheri i përgjithshëm i përfaqësueses gjermane, Oliver Bierhoff ka thënë se Michael Ballack duhet ta tregojë veten, për të luajtur sërish për këtë përfaqësuese.

Mesfushori i Bayer Leverkusenit po shërohet nga lëndimi në nyjë të këmbës, të cilin e kishte pësuar në fillim të sezonit. Ai pritet të rikthehet në muajin janar.

“Ne e njohim personalitetin dhe kualitetin e shkëlqyeshëm që ka ai. Michael është lojtar i mirë dhe i rëndësishëm për ekipin, por ai gjithashtu e di se një lojtar që ka qenë jashtë për një kohë të gjatë, së pari i nevojitet të riintegrohet në ekipin e ri- të vjetër të tij”, tha Bierhoff për të përditshmen Suddeutsche Zeitung.

Sipas ish-përfaqësuesit gjerman, gjëja më e rëndësishme për Ballackun është që të integrohet në ekip, për të cilën ish sulmuesi i Milanit dhe Udineses beson se mund ta bëjë kapiteni i Gjermanisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›