Ballagat, zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale
Në Komunën e Ballagatit të Rrethit të Lushnjës u zhvilluan dje zgjedhjet e pjesshme lokale. Ato u bënë për nxjerrjen e kryetarit të ri të komunës, pasi paraardhësi u shkarkua për shpërdorim detyre. Dekreti i Presidentit të Republikës, i datës 17 qershor, përcaktoi datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në këtë komunë, pas shkarkimit për abuzim me detyrën të kryekomunarit të mëparshëm, Fatos Sharka.
Zgjedhjet kanë kaluar pa probleme dhe për herë të parë në historinë e zgjedhjeve të pjesshme në vend, mungonte pjesëmarrja e madhe e eksponentëve të lartë të forcave politike. Në Komunën e Ballagatit ishin të pranishëm vetëm nivelet e dyta drejtuese të dy partive kryesore që garonin për kreun e kësaj komune, Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Po ashtu nuk kanë munguar në Komunën e Ballagatit edhe përfaqësuesit e forcave politike të nivelit vendor, si dhe shumë simpatizantë dhe militantë të dy partive politike.
Zgjedhjet nisën në orën 07:00 dhe kanë vazhduar deri në orën 19:00. Tetë qendrat e votimit të shpërndara në të gjitha fshatrat e Komunës Ballagat janë hapur në kohën e caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Materialet e votimit në to kishin mbërritur ditë më parë. Numri i zgjedhësve në Komunën e Ballagatit ishte 2400 votues. Deri në mesditë u regjistrua tregues i ulët i pjesëmarrjes në votime, ndërkohë që edhe pasdite, jo shumë zgjedhës i janë drejtuar kutive të votimit. Kjo lidhet me një indiferentizëm që ka prekur këtë zonë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat u përfolën së tepërmi. Por një faktor më shumë i pjesëmarrjes së ulët në votime ka qenë edhe fushata e munguar nga forcat garuese. Partia Demokratike ka zhvilluar disa takime jomediatike, të cilat janë finalizuar me vizitën e Kryeministrit Sali Berisha javën e kaluar, gjatë së cilës përuroi edhe nisjen e punimeve të një rruge. Ndërkohë që Partia Socialiste ka mbetur deri në fund të kësaj fushate zgjedhore me takime kokë më kokë me banorët.
Paralelisht me procesin zgjedhor të 28 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë masat për zhvillim e zgjedhjeve, duke ngritur të gjitha strukturat e duhura për mirëfunksionimin e tyre. Pak ditë më parë, Komisioni Qendror miratoi dhe praninë e vëzhguesve të OSBE-ODIHR-i, sipas rregullave të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave i akordoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një fond shtesë prej 1.5 milionë lekësh për të organizuar zgjedhjet në Komunën e Ballagatit në Fier. Në vendimin e qeverisë theksohej se Këshilli i Ministrave i akordon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për financimin e zgjedhjeve të pjesshme, për kryetarin e Komunës Ballagat, të Qarkut të Fierit, më 2 gusht 2009, një fond shtesë, prej 1.500.000 (një milionë e pesëqind mijë) lekësh. Vendimi parashikonte që 500000 lekë të shpenzohen për paga e sigurime dhe 1.500.000 lekë për materiale e shërbime. Ky fond përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2009, ndërsa është detyra e KQZ dhe e Ministrisë së Financave që të zbatojë vendimin.
Dy kushërinj në garë
Për kreun e Komunës Ballagat konkurrojnë dy subjekte zgjedhore, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Për PD-në kandidon Sherbet Sharka, ndërsa për PS-në, Neshat Sharka. Kështu që zgjedhjet e Ballagatit çojnë përballë njëri-tjetrit dy kushërinj. Sherbet Sharka dhe Neshat Sharka mësohet se janë anëtarë të të njëjtit fis dhe që përfaqësojnë këtë të diel dy forca politike. Garimi i tyre në këto zgjedhje nga të afërmit është parë si një shkak për përçarjen e fisit. Një pjesë e tij do të zgjedhë Neshatin ndërsa pjesa tjetër, kushëririn e tij, Fatosin. Të pyetur, shumë nga të afërmit e dy kandidatëve janë shprehur se "le të jenë kutitë ato që të tregojnë preferencën e fisit".
Zgjedhjet e pjesshme në Ballagat zhvillohen gjashtë muaj pas shkarkimit të kryetarit të mëparshëm, Fatos Sharka, për abuzime. I ardhur në këtë post si kandidat i pavarur, Sharka u akuzua për shpërdorim detyre dhe pas hetimeve u dënua me dy vjet heqje lirie me kusht dhe 300 mijë lekë gjobë. Shkaku i rivotimit për kryetar komune në Ballagat rrjedh që prej shkurtit të 2007-s. Në këto zgjedhje ka dalë fitues për këtë komunë Fatos Sharka. Ai doli si kandidat i pavarur në zgjedhjet vendore të 2007-s, për faktin e vetëm se nuk pranoi koalicionin PS-LSI. Sharka ishte anëtar i PS-së së Lushnjës dhe të Ballagatit. Por fitorja e Sharkës nuk zgjati shumë, pasi ai u akuzua nga qeveria për shpërdorim detyre dhe Gjykata e Lushnjës e dënoi me dy vjet burgim dhe 300 mijë lekë gjobë. Në këto zgjedhje nga Partia Demokratike kandidon Serbet Sharka, ndërsa për Partinë Socialiste, Neshat Sharka.