"Kredia e keqe", në gjyq gjashtë persona
Një grup i sofistikuar mashtruesish me kredi janë vënë nën akuzë nga Prokuroria e Tiranës, e cila ka dërguar dosjen në gjykatë me gjashtë persona të pandehur. Grupi është quajtur nga policia dhe prokuroria "Dosja e bardhë", pasi dokumentet që merrnin kredi kanë qenë të falsifikuara. Prokuroria thotë se ka vënë nën akuzë edhe një punonjës të një banke private, i cili dyshohet se kundrejt ryshfetit arrinte të "mashtronte" punëdhënësit për miratimin e "kredisë së keqe". Nën akuzë është edhe administratori i një firme ndërtimi, pasi mashtronte me kreditë. Sipas akuzës, të pandehur janë Agron Isiu, Alketa Kalemi, Elvis Kosova, Gëzim Shaqiri, Rajmonda Kolbuçaj dhe Roland Heka. Në bashkëpunim, ata kanë mashtruar disa banka, duke marrë kredi dhjetëra milionë lekë. Pas dërgimit të dosjes, Gjykata e Tiranës ka hedhur shortin përkatës. Gjyqtari që do të gjykojë këtë grup është Sokol Tona.
"Dosja e bardhë"
Prokuroria e Tiranës tha se hetimi për "Dosjen e bardhë" ka nisur më 29 prill 2008, pas një denoncimi në njësinë antikorrupsion Task-Forcë. Hetuesit e çështjes filluan verifikimin e kallëzimit, ndërsa konstatuan se bëhet fjalë për një vepër penale. Me bashkëpunimin e Seksionit Kundër Korrupsionit dhe Njësinë Operacionale në Policinë e Shtetit, arritën që të zbardhin edhe mashtrimin me kredi. Të njëjtat burime saktësuan se ky procedim ka filluar për veprat penale të "korrupsionit pasiv dhe aktiv në sektorin privat", "mashtrimit në kredi" dhe "falsifikimit të dokumenteve" në bashkëpunim. Këta shtetas akuzohen se në bashkëpunim përgatisnin dokumentacion me dokumente të falsifikuara për persona që aplikonin për kredi në shuma prej 1.000.000 lekësh, kundrejt përfitimit të përcaktuar prej tyre. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe dërguar në gjykatë një mjet tip "Audi S4", me targa DD 982 MK.
Falsifikimi
Klient i rregullt banke, madje i klasifikuar te "VIP"-at, njëri prej të pandehurve, Elvis Kosova, i kishte siguruar vetes privilegje në një bankë për shkak të firmës së ndërtimit që ai drejtonte. Megjithëse 23 vjeç, ai ka shfrytëzuar këtë status, duke inskenuar një skemë të tijën mashtrimi me kreditë. Me anë të dokumenteve false, 23-vjeçari pajiste me kredi shtetasit. Në bashkëpunim me 25-vjeçarin Agron Isiu, ai dyshohet të ketë pajisur me kredi katër persona. "Kosova siguronte dokumente false, me anë të të cilave bënte pronarë tokash, apartamentesh e lokalesh, persona të ndryshëm. Duke i dorëzuar këto në bankë, ai mund t‘i siguronte shuma të konsiderueshme këtyre personave, të cilët nuk mund t‘i shlyenin më pas kreditë", thanë burimet e prokurorisë. Të njëjtat burime thanë se pajisja me dokumente false dhe puna në bankë ishte e Kosovës, ndërsa Isiu kishte për detyrë të gjente klientë.
Të pandehurit:
Agron Isiu
Alketa Kalemi
Elvis Kosova
Gëzim Shaqiri
Rajmonda Kolbucaj
Roland Heka