Vrasja e "Dodës", fija e flokut identifikon autorin
Vrasja e ish-agjentit të Policisë së Elbasanit, Roland Rexhepi, është drejt zbardhjes nga Prokuroria e Elbasanit, e cila ka gjetur një provë të rëndësishme për ngjarjen e rëndë. Bëhet fjalë për një fije floku të gjetur pranë viktimës. Nga ekspertiza ka rezultuar se fija e flokut i përket Shkëlzen Shkrepit, për të cilin akuza thotë se prova i përputhet në masën e mbi 90 përqindëshit, e cila mund të sjellë zbardhjen e vrasjes. Disa ditë më parë, Gjykata e Rrethit të Elbasanit dha masën e sigurisë me burg për Shkëlzen Shkrepin, 30 vjeç, me banim në lagjen "Haxhias" në këtë qytet, pasi ishte një nga të ndaluarit e dyshuar si pjesëmarrës në ngjarjen që i mori jetën Roland Rexhepit. Pas ngjarjes, prokuroria thotë se prova bindëse për gjykatën ishte një fije floku e gjetur pranë ngjarjes.
Hetimet
Ekzekutimi i ish-agjentit të policisë në qytetin e Elbasanit ka ngritur në "këmbë" prokurorinë dhe policinë lokale, ku ekspertët më të mirë kanë verifikuar deri në detaje çdo provë të gjetur në vendngjarje. Njëra prej tyre ka rezultuar frytdhënëse për grupin hetimor, pasi ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar. Krahas provës, grupi hetimor ka marrë dëshmitë e familjarëve të viktimës rreth konflikteve të mundshme kohët e fundit. Nga të dhënat e para janë ngritur pistat kryesore të hetimit, të cilat kryesohen nga vrasje për shkak të konflikteve gjatë kohës që ka qenë në detyrën e agjentit të antidrogës. Megjithatë nuk përjashtohen as pistat e vrasjes për motive të dobëta dhe konflikteve familjarë, të cilat, në të tilla raste, verifikohen nga hetuesit. Burimet nga Prokuroria e Elbasanit thanë për gazetën "Shqip" se fillimisht po hetojnë rreth konflikteve të Roland Rexhepit gjatë kohës që ka qenë "krahu i djathtë" i ish-komandantit të policisë Edmond Koseni. Kjo kohë po verifikohet nga hetuesit për të gjetur sa më shumë lidhje me ekzekutimin që tronditi më datën 21 korrik qytetin e Elbasanit. Megjithatë, krahas provave në vendngjarje dhe dëshmive të marra, 30-vjeçari Shkëlzen Shkrepi, i arrestuar për vrasjen e ish-agjentit të policisë, familjarët e tij si dhe avokati mbrojtës deklarojnë se ndalimi është i padrejtë. Ata kanë mohuar në mënyrë kategorike pjesëmarrjen e tij në këtë vrasje dhe theksojnë se në valën e ndalimeve që policia kreu për gjetjen e autorëve të krimit, ndaloi edhe shumë të rinj që njihen si përdorues lëndësh narkotike. Megjithatë pretendimet e tyre janë rrëzuar në sallën e gjyqit nga gjykata, e cila thotë se provat e prokurorisë janë më bindëse.
Vrasja
Një atentat mafioz i është bërë në datën 21 korrik ish-agjentit të Policisë së Elbasanit, Roland Rexhepi. Ai ka mbetur i vdekur në vend, pasi dy breshëri kallashnikovi janë shkrehur mbi të. Ka qenë ora 08:00 e mëngjesit, kur 36-vjeçari kishte dalë nga shtëpia në lagjen "Vullnetari" dhe është drejtuar për tek parkingu i makinës. Në këtë çast, një motor me dy persona me maska dhe të armatosur, i ka dalë përpara, duke qëlluar pa pushim për 5-6 minuta. Ngjarja e rëndë është parë nga shumë banorë dhe për më keq, nga nëna e tij, që banonte në pallatin përballë. Viktima është transportuar në spital, por siç thonë mjekët, nuk ka pasur shenja jete, pasi ka marrë plagë të shumta në të gjithë trupin. Roland Rexhepi, 36 vjeç, ka punuar për disa vite si agjent i antikrimit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan. Ai ka qenë në këtë funksion edhe në kohën e komandat Kosenit. Prej pak vitesh ai nuk ishte më në radhët e policisë, por punonte si përgjegjës i rojeve private të stadiumit "Ruzhdi Bezhuda" të qytetit të Elbasanit.