E Diel, 1 Nëntor 2026

Samardziç: Beogradi, presion serbëve të heqin barrikadat në veri

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Slobodan Samardziç, ka deklaruar se pushteti në Serbi bën “presion të heshtur” ndaj serbëve në veriun e Kosovës, që të heqin barrikadat.

Sipas tij, ky presion bëhet “që Serbia ta fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

“Serbët në barrikada po ia dalin me sukses t`i rezistojnë presionet nga të gjitha anët”, ka thënë Samardziç për Beta.

Sipas tij, takimi i presidentit të Serbisë me përfaqësuesit e serbëve nga veriu i Kosovës është shans i mirë që “shteti të jetë me serbët e Kosovës”.

“Ky është një shans që qeveria e Serbisë dhe presidenti i Serbisë të jetë në anën e serbëve të Kosovës dhe t`i jap porosi bashkësisë ndërkombëtare dhe EULEX-it se ata janë qytetarë të Serbisë dhe se shteti i mbron me të gjitha mënyrat dhe mjetet që ka në dispozicion”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›