E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti në Turqi, Hoxhaj ngushëllon Davutoglu

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu, pas tërmetit që ka goditur Turqinë Lindore.

Hoxhaj ka shprehur solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Turqisë, duke i ofruar ndihmën e qeverisë së Kosovës për menaxhimin e kësaj katastrofe natyrore.

“Në emër të qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shprehim ngushëllimin dhe solidaritetin për humbjen e jetëve nga tërmeti në Turqinë Lindore. Ky termet ka tronditur edhe popullin e Kosovës, i cili i bashkohet lutjeve të popullit të Turqisë”, thuhet në telegramin e ministrit Hoxhaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›