Ballkan: Que vadis Serbisllavia
Ky libër sjell fakte dhe argumente mbi politikën e jashtme të Serbisë dhe marrëdhëniet e saj me Kosovën pas rrëzimit të Millosheviëit dhe pas dërgimit të tij në Tribunalin e Hagës për Krimet e Luftës. Fatkeqësisht autori i këtij libri, gazetari dhe njohësi i mirë i çështjeve të rajonit, Bujar Muharremi, u nda nga jeta disa ditë më parë, pa e çuar deri në fund entuziazmin që të sjell botimi i një libri. Muharremi është një ndër gazetarët që ka kontribuar aq shumë për çështjen e Kosovës. Ai ka shërbyer një vit më parë edhe si përfaqësuesi më i lartë diplomatik i Shqipërisë në këtë vend. Në faqet e këtij libri, lexuesi do të kuptojë se në raportet e Serbisë me Kosovën gjatë kësaj periudhe, kanë ndryshuar shumë pak gjëra me gjithë largimin e Sllobodan Millosheviçit nga pushteti, dhe pavarësisht përpjekjeve që kanë bërë gjatë këtyre viteve liderët kryesorë serbë, Boris Tadiç dhe Vojisllav Koshtunica, që politikave të vjetra nacionaliste të njohur shoven serb, t‘u mveshin një dekor pseudodemokratik.