Media & komunikimi politik
Interesi mbi studimin e komunikimit në kontekste të ndryshme sociale është tashmë në qendër të vëmendjes prej disa dhjetëvjeçarësh. Nëse në jetën e hershme komunikimi ishte nevojë për ekzistencë, sot, mjetet moderne të komunikimit masiv, por dhe vetë procesi i globalizimit, kanë sjellë nevojën e përsosmërisë së tij. Në këtë libër flitet për komunikimin si shkencë në të njëjtin nivel me shkencat e tjera, si një mjet i domosdoshëm, por edhe si një shenjë civilizimi, tolerance, mirëkuptimi e përparimi.