E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raul Bova, burri që do ta dëshironte çdo femër

Jeta e njerëzve ndryshon për muaj me radhë ose vite. Jeta e Raul Bovës ndryshoi e gjitha në 10 minuta. Ishte momenti kur humbi garën e notit. Në ato pak çaste nuk ishte më notari që ëndërronte olimpiadat dhe kështu u bë aktori që i bën femrat të ëndërrojnë, njeriu që, në vitin 2005 u cilësua si mashkulli më i bukur i Italisë. Idhulli për të cilin vajzat e vogla, por edhe nënat e tyre, do të bënin me dëshirë ndonjë çmenduri.

Tashmë Raul Bova është burri që përshkruam më lart, por edhe një baba dhe bashkëshort i mrekullueshëm. Në zyrën e tij, të mobiluar si një shtëpi, dy fëmijë të vegjël vrapojnë të gëzuar me maskat e karnavaleve nëpër duar. Njëri quhet Alesandro Leon, ndërsa tjetri Françesko dhe janë fëmijët e Raul Bovës. Një grua e re në moshë qëndron pranë tyre dhe i ndjek me vëmendje për të shmangur ndonjë incident të vogël që mund të ndodhë. Është bashkëshortja e Bovës, Kiara, me të cilën ai është martuar tetë vjet më parë. Në mes të kësaj rrëmuje të vogël, Bova buzëqesh. Përkëdhel fëmijët, i jep një puthje bashkëshortes dhe së bashku rehatohen në divan për të treguar historinë e jetës së tyre. "Ndoshta e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të kisha humbur atë garë të famshme në pishinë".

Miti ka pasur një fëmijëri normale. Nëna ishte një grua shtëpiake, i ati punonte për një kompani ajrore italiane e gjithashtu kishte edhe dy motra. Me origjinë është nga Kalabria, por ai gjithmonë ka jetuar në Romë. Kur ishte në moshën e adoleshencës i pëlqente të merrej me sport, më saktë preferonte notin dhe ishte një adhurues i stilit të lirë. "Për mua noti ka qenë shumë i rëndësishëm, ashtu siç është një sport i caktuar për dikë i cili e praktikon që fëmijë. Ndoshta ishte teprica e hormoneve në atë moshë, rritja që të ngatërron, kërkimi i vetvetes, prova e forcës, bota mashkullore e të tjera. Janë shumë mekanizma që përhapen te një fëmijë që sheh papritur universin me sy tjetër". Në atë fazë të çuditshme të jetës, çdokush kërkon të japë një fryt. Raul e gjeti vetveten te notit. "Në sport është shumë e rëndësishme sakrifica, rezultati, përmirësimi konstant i yti. Nuk është një sfidë me botën e jashtme, por me vetveten, nuk frekuenton festat apo diskotekat, pasi nuk të intereson, sepse kupton se suksesi ka pushtuar punën tënde. Është si një ekuacion matematike. Mendon se në jetë, po të angazhohesh vërtet me punë, gjithmonë do të arrish rezultate të mira. Por në fakt, nuk ndodh shpesh kështu".

Në moshën 17-vjeçare u zhvillua edhe gara më e rëndësishme, ajo për kualifikimin në olimpiadë. Në fakt, asgjë nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar. Raul u nis i pari dhe arriti i fundit në "finish". Është e vërtetë, gaboi gjithçka. "Psikologjikisht ishte e dhimbshme dhe e rëndë. Isha i shkatërruar, sepse humba. Fatmirësisht atë periudhë familja ime më qëndroi shumë pranë. Babai im ka vuajtur shumë, pasi unë hoqa dorë nga noti, por sërish më inkurajonte duke më thënë se vazhdonte të më donte shumë dhe se më pas unë mund të zgjidhja diçka tjetër çfarë të doja. Nëna ime dëshironte që unë të mbaroja një shkollë dhe të diplomohesha, ndërsa motrat më nxisnin të bëja ndonjë audicion për reklama". Kështu Bova, me dhimbjen e madhe pas humbjes u regjistrua në Isef. Në kohën e lirë u mësonte fëmijëve të vegjël gjimnastikë dhe not, e pozonte edhe për ndonjë kompani reklamash. Fshihej gjithmonë gjatë xhirimeve, sepse ishte një djalë i turpshëm.

Në vitin 1992 u bënë përzgjedhjet për "Një histori italiane", biografia e vëllezërve Abanjale për televizionin. Duke qenë se ishte i zënë me punë, Bova u paraqit në këtë përzgjedhje me vonesë dhe pa asnjë shpresë, por në fakt regjisorit i pëlqeu sapo e pa. "Më pranuan, sepse kërkonin një sportist. Provimi ishte thuajse një seancë psikoanalitike ku unë tregova gjithçka për veten, madje dhe humbjen në garën e notit. Isha i lumtur, sepse gjithçka po shkonte mirë. I gjithë ankthi që kisha u venit menjëherë, ndihesha i qetë a thua se para syve të mi ishte shoku im më i mirë. Regjisori më ndihmoi të isha vetvetja, të largoja frikën e të përshtatesha me ambientin, sikur nuk isha një profesionist".

Komedia e parë ishte: "Gjithçka filloi rastësisht". Ishte një film i rëndësishëm, sepse merrnin pjesë aktorë të mëdhenj si Margerita Bui dhe Masimo Gini. "Kisha një pjesë të lehtë, një hidraulik i thjeshtë që dashurohet pas një kameriereje. Kjo ishte komedia e parë dhe e fundit, nuk kam luajtur më të tjera". Më pas Bova interpretoi në serialin e famshëm "Oktapodi" një rol i rëndësishëm që para tij u ishte rezervuar dy aktorëve të mëdhenj Vitorio Mezoxhorno dhe Mikele Plaçido. "Ndieja peshën e përgjegjësisë për shkak të aktorëve të rëndësishëm që kishin interpretuar para meje. Kishin vendosur të më ndiqnin gjatë gjithë serialit, ku luaja unë. Për mua ishte një stërmundim dhe kur kthehesha në shtëpi, kërkoja të vetëkorrigjohesha duke parë filmat e vjetër ku kisha interpretuar". Bova ishte një profesionist. Ndoshta kjo ka ndodhur për shkak të asaj disipline që ai mban brenda që nga koha e notit.

Edhe pse ka një karrierë jo shumë të gjatë kinematografike, Raul ka interpretuar në shumë filma: "Palermo-Milano vajtja", "I fundit", "Francesko", "Dritarja përballë", "Sulm kundër shtetit". Pas kaq shumë rolesh Bova duket shpeshherë i trembur. "Kur bën kaq shumë gjëra dhe ato funksionojnë, ke frikë se mos ndoshta po të afrohet ndonjë gabim. Nëse për të tjerët normaliteti është suksesi, ke frikë se mos i zhgënjen. Shpesh ndihesha i bllokuar, sepse më propozonin vetëm televizion. Kinemaja italiane nuk më ofronte mundësi dhe kështu vendosa të hidhja hapin e të shkoja në Amerikë".

Ishte një vendim i vështirë, megjithatë mërzitja dhe frika largoheshin duke qenë se pranë tij qëndronte edhe familja. "Impakti i parë me Los Anxhelos ishte mjaft i fortë. Fillova me provimet dhe ndërkohë prisja me pa durim të më binte telefoni. Gjithçka shkoi mirë, Amerika më kompletoi, si njeri ashtu dhe në punë. Gjërat që në Itali nuk janë të mundura, në Los Anxhelos mund të ndodhin në pak muaj. Nuk ka ngadalësi, nuk ka ‘bërryla‘ dhe kupton se ëndrra amerikane ekziston".

Filmi i parë amerikan ishte "Nën diellin toskan". Një nga filmat të ndjekur në vitin 2003, pas "Lost in Translation". Më pas Bova mori pjesë gjithashtu në filmin "Alienët", në disa seriale televizive, nëpër spote publicitare për "Gap" që u rezervohen idhujve si Madona dhe Leni Kravitz. Pavarësisht suksesit, në Los Anxhelos Bovës po i afrohej edhe një rrezik. "Ndieja një lloj frike. Pasi punova në serialin "What About Brian", por prisja për ndonjë ofertë tjetër dhe kur producenti italian, Pietro Valseki, më ofroi një rol në "Nassiriya", u riktheva në Itali. Me të lindi një raport i mrekullueshëm njerëzor dhe profesional. Ndieja se po rritesha dhe sot, falë tij kam fatin të jetoj e të punoj në shumë vende të botës".

Kiara, bashkëshortja e tij është pa dyshim "shpirti" i çiftit Bova. Është grua e shkëlqyer, dashamirëse, e cila i përkushtohet çdo ditë me mish e me shpirt familjes, por asnjëherë nuk ka qenë e dobët emocionalisht. Sigurisht, një bukurosh si Bova mund t‘i lejonte vetes shumë gjëra, por ka preferuar të gëzohet me atë që ka. Ai pohon se ajo lloj jete nuk i pëlqen, madje nuk i ka interesuar kurrë. "Gjithmonë e kam ditur se do të martohem, se qëllimi dhe objektivi im ka qenë martesa. Kam pasur një shembull familjar fantastik, një model të rëndësishëm i cili më ka dhënë ndjesinë se familja e lumtur mund të ekzistonte dhe se gjëja më e rëndësishme është t‘ua transmetosh fëmijëve idenë e dashurisë dhe bashkimit". Si natyrë Raul është një njeri i përgjegjshëm. Defekti i tij është se kërkon të marrë mbi shpatulla përgjegjësi të mëdha, ndërkohë që nuk mund t‘i përballojë. Me fëmijët është i dashur, por bëhet edhe nevrik atëherë kur duhet. E di mjaft mirë se kur është me shërbim, ata ndihen të vetmuar dhe kur kthehet mundohet të rikuperojë gjithçka. Raul është një baba që i mban premtimet. "Alesandro dhe Françesko e dinë se kur u premtoj diçka e mbaj fjalën dhe se nuk do të zhgënjehen. Ndonjëherë pas xhirimeve vrapoj si i çmendur për t‘i parë në ndeshje dhe kur ata më thonë "babi, e ndieja se do të vije" më kalon e gjithë lodhja".

Duke qenë se Bova është bërë baba në moshë të re, i është dashur ta menaxhojë mirë kohën, madje ndonjëherë është "munduar edhe ta ndalë atë". "Kur në jetë vjen një fëmijë, njeriu mundohet ta reduktojë në maksimum punën, me qëllim që t‘i "prezantojë botën" krijesës së re. Ne kemi një shtëpi në fshat me pata, derra, qen të gjitha kafshët dhe sa herë që kërkojnë të dinë më shumë për to, unë lë gjithçka që mund të kem në dorë dhe filloj të bisedoj me to". Fëmijët janë edhe një burim përgjegjësie. Duhet t‘u garantosh një siguri ekonomike dhe kjo nuk është e lehtë, sepse puna e aktorit është një nga profesionet më të pasigurta që mund të ekzistojë. "Fillimisht mendoja të hapja paralelisht një palestër dhe një qendër sportive, më pas kuptova se kisha një mundësi të dytë që do të më jepte shumë stabilitet dhe mundësi të për të fituar shumë pikë si aktor. Ndieja se më pëlqente të shpikja, të prodhoja e të rrezikoja, por kisha frikë se mos nuk kisha eksperiencën dhe kapitalin e duhur".

Mes leksioneve të shumta që ka marrë në Amerikë, ka qenë edhe ajo e një producenti të madh, një djalë krejt ndryshe nga stereotipi i një producenti me bark, që e ka ndihmuar shumë Bovën. "E kam kuptuar se gjërat kanë ndryshuar, se sistemi të ndihmon, mund të prodhosh edhe pa qenë i pasur, mjafton të kesh idetë".

Për filmin e tij më të vështirë, "Unë, tjetri", në të njëjtën kohë ka aktruar dhe ka qenë producent. Një film delikat dhe shumë i çuditshëm, një luftë personale kulturash mes dy peshkatarëve. "Në të vërtetë, kam bërë atë që në terma teknikë quhet ndryshim artistik: unë kam punuar falas dhe regjisori i ka përdorur paratë me të cilat duhej të paguhesha për të prodhuar filmin. Ndieja nevojën që gjërat t‘i bëja ndryshe dhe këtë e pasqyrova te filmi: "Milano-Palermo: kthimi".

Bova është një njeri që nuk "thyhet" nga humbjet dhe dhimbjet. "Edhe unë e di se çdo të thotë të prekësh fundin. Në Amerikë kam bërë shumë kurse meditimi për të kuptuar se çfarë nuk shkon, çfarë të ndalon të jesh i lirë. Nuk kam shkuar ndonjëherë te psikoanalisti, sepse preferoja ta analizoja vetë veten time, të kuptoja gabimet dhe të gjeja një zgjidhje".

Edhe në këtë rast Bova është një njeri i padisiplinuar, një ushtar që lufton me vetveten dhe që dëshiron të fitojë betejën.

Bova është një njeri që nuk "thyhet" nga humbjet dhe dhimbjet. "Edhe unë e di se çdo të thotë të prekësh fundin. Në Amerikë kam bërë shumë kurse meditimi për të kuptuar se çfarë nuk shkon, çfarë të ndalon të jesh i lirë. Nuk kam shkuar ndonjëherë te psikoanalisti, sepse preferoja ta analizoja vetë veten time

Duke qenë se Rauli është bërë baba në moshë të re, i është dashur ta menaxhojë mirë kohën, madje ndonjëherë është "munduar edhe ta ndalë atë". "Kur në jetë vjen një fëmijë, njeriu mundohet ta reduktojë në maksimum punën, me qëllim që t‘i ‘prezantojë botën‘ krijesës së re"

Bashkëshortja e tij është pa dyshim "shpirti" i çiftit Bova. Është grua e shkëlqyer, dashamirëse, e cila i përkushtohet çdo ditë me mish e me shpirt familjes. Ajo nuk ka qenë kurrë e dobët emocionalisht. Sigurisht, një bukurosh si Bova mund t‘i lejonte vetes shumë gjëra, por ka preferuar të gëzohet me atë që ka. Ai pohon se ajo lloj jete nuk i pëlqen, madje nuk i ka interesuar kurrë


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›