E ka parë njeri Bin Ladenin?
Për shtatë vitet e fundit e gjithë bota është përpjekur pa suksese të vihet në gjurmët e Bin Ladenit. Kështu që nuk e di me saktësi se si një njeri mund ta arrinte këtë i vetëm. Ndoshta ngaqë shoh shumë filma hollivudianë ku heroi ia del me sukses të shtjerë në dorë kriminelin më të rrezikshëm në film.
Teksa iu vura pas gjurmëve, shpesh pyesja veten ç‘do kishte ndodhur po të gjendesha ballë përballë me të. Kisha lexuar se në të ri i pëlqenin shumë kuajt. Qenë pasioni i tij. Duke qenë nga Virxhinia, do e kisha thyer akullin duke nisur me të një bisedë mbi kuajt. Përpara se të hidhesha te pyetje më të rëndësishme.
Nuk mund të mos mendoja për çekun 25 milionë dollarësh që i ofrohet secilit që jep të dhëna të sakta mbi vendndodhjen e tij. Gjallë apo vdekur.
Por sigurisht që unë e doja të gjallë, në mënyrë që të mund të flisja me të për gjëra të rëndësishme. Për shembull, për rrugën që duhet ndjekur për t‘i dhënë fund çmendurisë që nisi më 11 shtator. Nga ana tjetër kisha në mendje edhe skenën gjatë së cilës unë zgjasja njërën dorë dhe ai ma priste me shpatë.
Por përtej imagjinatës qenë edhe aspektet praktike. Siç është pyetja, ku gjendet ai aktualisht. Kurrë nuk takova ndokënd që të më thoshte se e gjen në filan adresë. Por qenë të shumtë ata që thoshin se gjendej në afërsi të Vaziristanit në Zonat e Fiseve, të cilat administrohen nga qeveria pakistaneze. Kështu që plani im qe të shkoja në atë zonë dhe të shihja ç‘mund të bëja.
Gjithashtu fola edhe me disa njerëz që kishin pasur kontakte me talebanët. Dhe gjërat nuk dukeshin aspak të lehta.
U përpoqa të përgatitesha sa më mirë. Udhëtova nga Amerika në Egjipt, në Izrael, në Jordani, në Marok, në Arabinë Saudite dhe në Afganistan përpara se të shkoja në Pakistan. Në Arabinë Saudite u përpoqa të kontaktoja me kompaninë e familjes, por nuk gjeta askënd prej tyre.
Por gjeta njerëz që e admironin dhe që ndanin të njëjtat mendime me të. Që të vegjël qenë mësuar të urrenin Izraelin dhe Amerikën për mbështetjen që i jep.
Por mësova shumë më tepër mbi të gjatë rrugës për në Pakistan. Miti i Bin Ladenit ka krijuar pasues besnikë në një hapësirë shumë të gjerë gjeografike. Të rinjtë blejnë bluza ku është stampuar portreti i tij, në Egjipt të gjithë flasin me admirim për idetë e tij. Pak nga pak nisa të kuptoj se ideja e Bin Ladenit është shumë më e madhe se vetë ai.
Por hasa edhe surpriza të tjera. Shumë më pak ashpërsi nga ç‘më kishin thënë në fillim të udhëtimit. Njerëzit e thjeshtë nga Lindja e Mesme nuk kishin asnjë problem të flisnin me mua. Nuk e prisja kurrë që një amerikan të pritej në këtë mënyrë.
Sigurisht që kishte edhe nga ata që nuk silleshin kështu. Si disa shitëse në Arabinë Saudite, të cilat u përpoqa t‘i regjistroja me kamera. Apo disa hebrenj hasidikë në Izrael, të cilët m‘u hodhën sipër dhe shpëtova vetëm falë ndërhyrjes së policisë.
Gjithsesi, në përgjithësi m‘u dha mundësia të bisedoja lirshëm. Në disa aspekte ngjasonte me procesin nëpër të cilin kalova kur realizova dokumentarin "Unë, i masës XXL". Ai film i drejtohej industrisë së fastfudeve. Për 30 ditë me radhë u ushqeva në "McDonald‘s" dhe shtova rreth 15 kilogramë. Nisa të vuaja nga probleme në mëlçi, rashë në depresion dhe m‘u deshën 14 muaj për t‘u kthyer në peshën normale. Shumë kritikë thanë, "E çfarë, kush nuk e di që fastfudet bëjnë keq për shëndetin?". Suksesi i filmit tregoi se kishte shumë njerëz që nuk e dinin sa keq bënte. Përse? Sepse nuk ndjekin lajmet. Ishte një shtresë e audiencës tek e cila u përpoqëm të arrinim përmes një filmi dokumentar.
Shpresoj se të njëjtin efekt do ketë edhe dokumentari "Ku gjendet Osama Bin Laden?". Kushdo mund të thotë se në të nuk serviren fakte të reja, por nuk është ky qëllimi i tij. Ka shumë njerëz në Amerikë e gjetkë që nuk dinë shumë gjëra. Për të mbërritur te ta lipset një përqasje e re.
Subjekti i dokumentit është serioz - ndoshta më seriozi në ditët e sotme - por kjo nuk do të thotë se nuk mund të trajtohet pa humor. Duhet edhe t‘u pëlqejë njerëzve që t‘i bëjë ta ndjekin deri në fund. Dhe mendoj se përmes humorit mund të preken me shumë efektshmëri situatat më delikate njerëzore.
Një nga gjërat që shoh të ndodhin në Amerikë është se gjithnjë e më pak njerëz janë në gjendje të shohin ato që duhen parë nëpër media. Është kjo arsyeja për të cilën dokumentarë si i imi apo si i Maikëll Murit kanë kaq shumë impakt në publik. Ofrojnë një mjet për t‘u përballur me faktet në një mënyrë të re.
Nuk ka pse të jesh ekspert për të bërë gjëra të tilla. Në dokumentarin, "Unë, i masës XXL" nuk e pashë veten për asnjë çast si shkencëtar. As kësaj here nuk e shoh si politikan. Por jam i bindur se mund të arrihet diku në rast se ekzistojnë vullneti dhe qëllimet e mira, nuk ka dyshim se diçka e vlefshme do të nxjerrë krye.
Është thënë se ekziston një lidhje mes suksesit të këtyre dy dokumentarëve dhe Presidencës së Xhorxh Bushit. Shpresoj të mos jetë e vërtetë, ndryshe shpejt do ta gjej veten të pushuar nga puna. Por nuk besoj se gjithçka lidhet me Presidentin aktual të Shteteve të Bashkuara. Problemet me të cilat po përballemi janë më të mëdha se çdo President. Dhe se as nuk do të zhduken me zgjedhjen e një Presidenti të ri, cilido qoftë ai.
Kështu që, ndërsa vazhdoja të rendja pas gjurmëve të Bin Ladenit mbërrita në një pikë ku asgjë nuk kishte më kuptim. Kur më në fund mbërrita në Peshavar dhe në Zonat e Fiseve, ku përpara syve të dilte natyrshëm tabela "Nuk lejohen të huajt përtej kësaj pike", e mendova të arsyeshme të kthehesha. Të vazhdoja përpara do të qe me shumë rrezik. Por unë e njoh dhe e kam pranuar gjithnjë rrezikun. Ajo që dija me siguri ishte se edhe po ta merrja parasysh nuk do kishte pasur pikën e kuptimit. Nuk ia vlente ta rrezikoja jetën me bindjen se nuk do arrija të zbuloja asgjë. Gjëja më e rëndësishme për mua tani është kuptimi i arsyes së përhapjes së ideologjisë së Bin Ladenit.
Ne, perëndimorët, duhet të arrijmë përtej asaj minorance të popullsisë që djeg fotot e Presidentit amerikan dhe në vend të tyre të dëgjojmë zërat e gjithë asaj pjese të popullsisë që nuk e urrejnë Amerikën. Në të vërtetë as që e çajnë kokën për Amerikën.
Duhet vepruar tamam kështu, pasi nëpër lajme shohim vetëm ato raste kur bëhet fjalë për konflikte, sharje e fyerje. Janë këto gjëra që shtojnë numrin e shikuesve para ekraneve apo të lexuesve të gazetave; që është dika kaq cinike dhe komerciale. Në të kundërt, kur gjendem në Evropë mund të ndez televizorin e të shoh një dokumentar që thellohet mbi një temë të caktuar.
Diçka të ngjashme nuk e gjen kurrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pavarësisht suksesit të "Unë, i masës XXL", nuk u shfaq në asnjë rast në ndonjë nga kanalet e rëndësishme televizive. Vetëm në rrjetet kabllore dhe nëpër kinema.
Do të pëlqeja se si ky film i ri do të na shtynte të ndryshonim duke i ftuar njerëzit në të katër anët e globit drejt dialogut. Duhet ta marrim dialogun nga duart e politikanëve. Duhet të krijojmë një konsensus që të gjendet përtej linjave të politikës. Për shembull do të doja të shihja më shumë amerikanë, dhe jo më pak, teksa udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme; më shumë nxënës që vizitojnë njëri-tjetrin nëpër shkollat e gjithë globit; e më shumë njohje të reja në internet. Tani e zotërojmë atë teknologji që nevojitet për ta bërë të mundur një gjë të tillë. Na duhet ta përdorim për qëllime pozitive.
Gjatë fluturimit të kthimit me t‘u dhënë fund xhirimeve, kur u mendova përsëri mbi faktin që nuk ia kisha dalë ta gjeja Bin Ladenin, vërejta se nuk u ndjeva keq. Tani e di se nuk duhet ta kërkoj kurrë më. Vendi ku duhej kërkuar Osama - ose të paktën idenë që e krijoi - nuk qe ndonjë shpellë e Afganistanit apo malet e Pakistanit, por te zemrat dhe veprimet e njerëzve te të cilat ushtron atë pushtet të pazakontë. Në fakt, në një mënyrë a një tjetër, e gjeta Osamën kudo kalova.
Dokumentari "Ku gjendet Osama Bin Laden" u shfaq nëpër kinematë britanike duke nisur nga 9 maji
E kërkojnë këtu...
Për të krijuar pak qartësi mbi vendndodhjen aktuale të Osama Bin Ladenit duhet të kthehemi në kohë. Në dhjetor të vitit 2001, kur forcat amerikane rrëzuan dominimin e Afganistanit nga ana e talebanëve dhe u vunë në ndjekje të "Al Kaedës" në malet Tora Tora, një zonë e largët të cilën Bin Ladeni e përdorte prej kohësh si bazë. Kur bombarduesit nisën të godisnin një seri shpellash dhe kalimesh të nëndheshme, komandantët amerikanë vendosën të bllokonin rrugët e kalimit jo me trupa amerikane, por me milicë afganë.
Qe një gabim i jashtëzakonshëm. Në një pikë Bin Ladeni ia doli të largohej nga Tora Tora në drejtim të Afganistanit, kufiri i të cilit gjendet vetëm gjashtë orë larg. Në një mesazh radio i cili mendohet si i dhënë nga Bin Ladeni dëgjohet se si u kërkon njerëzve të vet të luftojnë deri në vdekje. Më pas erdhi raporti mbi një lider arab, i cili kishte ndaluar në kufi për t‘u furnizuar me ushqime. Kështu që ai u zhduk tërësisht.
Përveç shfaqjes në disa regjistrime video duke folur kundër Perëndimit. Madje, në vitin 2004 iu duk me vend t‘i thoshte publikut amerikan përpara zgjedhjeve presidenciale se Xhorxh Bushi "po i mashtronte". Por ku u regjistrua ajo video, ashtu si edhe një tjetër akoma më e vonshme - në Pakistan, Jemen, Arabinë Saudite, Afganistan. Që të gjitha këto shtete u renditën si të mundshme.
Vendndodhja më e mundshme, sipas një analisti amerikan të shërbimeve të fshehta, është ajo përreth zonave pakistaneze në kufi me Afganistanin. Zyrtarisht gjenden nën kontrollin e Pakistanit, por praktikisht kontrollohen vetëm nga krerët e fiseve, si dhe nga militantët talebanë.
Nën pPesidentin Pervez Musharraf - i mbështetur financiarisht dhe politikisht nga Perëndimi - Pakistani ka marrë disa masa ndaj talebanëve dhe në disa raste Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme ajrore. Por trazirat e brendshme politike bashkë me efektshmërinë e trupave pakistaneze kanë bërë që rezultatet të mos kenë qenë të kënaqshme.
Hidhen alternativa të reja ndërsa loja e ndjekjes vazhdon. Pas shfaqjes së videos më të fundit të Bin Ladenit, ish-zyrtari më i lartë i sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, Riçard Klark, tha se mjekra e tij qe e rreme. Tha se kishte mundësi që ta kishte rruar të tijën, pasi tani jeton në Azinë Juglindore. Sqaroi se në këto zona myslimanët nuk mbajnë mjekra.
Ajo që mund të thuhet me siguri është se sado e rëndësisë jetike të ketë qenë dikur ndjekja e Bin Ladenit, zyrtarët tani mendojnë se janë përpara prioriteteve më të rëndësishme. "Ka vetëm përpjekje modeste për gjetjen e Bin Ladenit, pasi është njësoj si t‘i vihesh pas një rose të egër", tha Maikëll O‘hanlon, një ekspert i sigurisë kombëtare në Uashington. "Por po ta dimë me siguri vendndodhjen e tij, pa dyshim që përpjekjet do të jenë shumë më të mëdha".