Ballkanasit më të sigurt me pavarësinë e Kosovës
Ky është vlerësimi i qytetarëve të Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës gjatë një anketimi të zhvilluar nga instituti “The Gallup Balkan Monitor”.
Në Serbi, 70 për qind e vlerësojnë të kundërtën, ndërkaq në Maqedonia dhe Mali i Zi më shumë se gjysma e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje.
Anketuesit nw Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, në përgjigjet e tyre, kanë deklaruar se pavarësia e Kosovës në mënyrë afatgjate pozitivisht do të reflektohet mbi gjendjen e Ballkanit. Duke shprehur bindjen se pavarësia e Kosovës përbën një faktor pozitiv për stabilitetin në rajon, anketuesit e këtyre vendeve sugjerojnë që ajo duhet të mbështetet.
Hulumtimi i bërë nga “Galup...”, tregon se 88 për qind e kroatëve besojnë se pavarësia e Kosovës paraqet faktor pozitiv për stabilitetin në Ballkan. Ndërsa në Shqipëri, 77 për qind e të anketuarve vlerësojnë se pavarësia e Kosovës pozitivisht do të ndikojë mbi ngjarjet në rajon. Në Maqedoni (pa shqiptarët), të anketuarit kanë qenë më indiferentë, pasi 55 % e tyre nuk kanë shprehur fare mendim për pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse edhe në Mal të Zi, ku 75 për qind e malazezëve (pa shqiptarët) kanë qenë të pasigurt në dhënien e vlerësimit.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, vendi i vetëm në rajon, përjashto Serbinë, që nuk e ka njohur Kosovën, 58 për qind e të anketuarve vlerësojnë se pavarësia e Kosovës është një gjë e mirë që ka ndodhur dhe që do të ndikojë në krijimin e paqes afatgjate në Ballkan. Në Serbinë, rreth 70 për qind e respondentëve vlerësojnë se Kosova duhet të mbetet pjesë e Serbisë, por vetëm 20 për qind e tyre presin një luftë tjetër si ajo para 11 vjetësh.
Ndryshe nga shqiptarët e Kosovës, të cilët vlerësojnë se pavarësia e Kosovës i kontribuon paqes në rajon, 50 për qind e pakicës serbe vlerësojnë të kundërtën. Gjithashtu, serbët e Kosovës janë kundër që Serbia ta njohë Kosovën dhe si këmbim të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Në pyetjen se “a është duke bërë punën e duhur EULEX-i në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë”, 47 për qind e shqiptarëve vlerësojnë se “po’, ndërkaq 41 për qind e tyre mendojnë të kundërtën. Në të njëjtën pyetje vetëm 8 për qind e serbëve të Kosovës vlerësojnë se misioni evropian për sundimin e ligjit po vepron si duhet, 62 për qind mendojnë të kundërtën, ndërkaq 30 për qind nuk kanë përgjigje.
Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe deri më tani është njohur nga 69 shtetet anëtare të OKB-së, në mesin e tyre edhe vendet me demokraci dhe ekonomi më të zhvilluar në botë. Pas mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas të cilit Deklarata e Pavarësisë nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, numri i njohjeve pritet të rritet. (Start/Telegrafi)