Ballkani, gllabëruesi i fondeve të BE
Në Bosnje, skenën e luftës më të përgjakshme të Europës dhe një vend thellësisht të ndarë, me shumë përçarje, probleme dhe kriza, nevoja për një politikë të jashtme më të vëmendshme europiane nuk ka mundësi të jetë më e qartë se kaq. Për ata që nuk e dinë, boshnjakët janë të ndarë në dy entitete administrative, një Republikë e Serbëve të Bosnjës dhe një Federatë Myslimano-Kroate. Nëse ata kanë ende ëndrra të mbetura 14 vjet pasi 100.000 vetë u vranë dhe miliona të tjerë të detyruan të emigrojnë, këto ëndrra janë të përqendruara te Europa. Por, ndërsa Sarajeva është vetëm një orë larg me avion nga Vjena apo Roma, distanca vështirë të pakësohet. Me shumë pak progres në reformat që po kryejnë, boshnjakët u lanë jashtë një plani të fundit për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit në BE.
Jashtë ambasadës austriake, Nedeljko Mariç, një inxhinier 42-vjeçar tregon vizën që më në fund arriti të marrë për të udhëtuar në Europë. Iu deshën dy takime të gjata dhe një javë për të përgatitur dokumentet e për t’i shqyrtuar ato. Ai ndihet si një qytetar i klasës së dytë dhe e konsideron anëtarësimin e Bosnjës në BE më shumë një ëndërr sesa një realitet. Lehtësimi i vuajtjeve të tij dhe politikës së ashpër boshnjake varej nga Traktati i Lisbonës, një tjetër vend që e njeh mirë koston e hidhur të jetës me kaq shumë ndarje.
Në shumë mënyra, Bosnja ka kërkuar të kthehet në një shembull të suksesit të politikës së zbutur të BE-së.
Në vitet që pasuan që pas marrëveshjes së Dejtonit të nxitur nga SHBA, në vitin 1995, BE ka marrë kontrollin në këtë vend.
Përfaqësuesi i posaçëm i tij, Valentin Inzko, është gjithashtu përfaqësuesi më i lartë i komunitetit ndërkombëtar këtu dhe ka pushtet të gjerë për të vendosur veton ndaj politikanëve lokalë gjithnjë në grindje me njëri-tjetrin.
Por, analistët kanë frikë se tensionet nacionaliste janë aq të forta dhe zyrtarët europianë aq të pafuqishëm për të arritur program me milionat e eurove të derdhura në këtë vend, saqë dhuna mund të shfaqet sërish. “Jemi në një dinamikë të rrezikshme, - tha Paddy Ashdown, ish-përfaqësues i lartë, - dhe nëse dështojmë, atëherë do të përballemi me shpërbërjen de fakto të Bosnje-Hercegovinës”. Në parim, BE ka një sërë instrumentesh të shoqëruar me fonde zemërgjera për të ripërcaktuar të ardhmen e Bosnjës: një forcë ushtarake prej 2.000 vetësh, një mision policor, një përfaqësues special, investime të mëdha dhe mbështetje për politikanët që duan ta çojnë këtë vend në bllokun europian.
Në praktikë, Bosnje-Hercegovina nxjerr në pah pamundësitë e mëdha të Europës. Në Sarajevë, BE ka katër misione me zyra të ndara. Zyrtarët zhvillojnë takime koordinuese në ditët e javës me njëri-tjetrin, stafin e 20 ambasadave të vendeve të ndryshme të botës në Sarajevë, si dhe të organizmave ndërkombëtare.
Shumë pak mund ta kenë zili Stefan Fellerin, kreun e misionit policor të BE-së, detyra e të cilit është të sigurojë zbatimin e ligjit në një vend me 4 milionë banorë dhe 15 agjenci policie. Ai takohet me përfaqësuesit ndërkombëtarë tri herë në javë. Nëpërmjet misionit të tij u ngrit edhe një organizëm i menaxhimit në një farë mënyre të “burokracisë europiane” me fondet. Traktati i Lisbonës do të kombinonte në një të tre këto misione dhe Feller do ta mirëpriste një gjë të tillë. “Pushteti dhe paratë shkojnë bashkë”, vëren ai. Ashdown beson se kjo shkrirje do të kërkojë kohë. “E vërteta është se institucionet dhe mekanizmat e BE-së për të zbatuar politikën e jashtme këtu në formën aktuale janë një katastrofë”, - shton ai. “BE ka investuar këtu më shumë para se çdo vend tjetër, përfshi këtu dhe SHBA-në, por nëse njerëzit duan që diçka të ndodhë, ata shkojnë në ambasadën amerikane. Arsyeja është se SHBA flet me një zë të vetëm dhe nuk i duhen 18 muaj për të bërë diçka”, thekson Ashdown.
Në Bosnjë ka probleme me funksionimin e gjërave, po jo aq sa në Bruksel. Ashdown ka frikë se Europa, që dështoi me Ballkanin në vitet ‘90, mund ta bëjë sërish këtë, duke e shkatërruar kredibilitetin e saj si lojtare e politikës së jashtme. “Nëse BE që ka në Bosnje të gjitha mjetet e politikës së jashtme, përfshi këtu misionin policor dhe atë ushtarak, nuk arrin të bëjë gjëra këtu, çfarë shprese mund të ketë ky vend?” - pyet ai. “Është patetike të mbështetemi gjithnjë te SHBA”.