Qartësia dhe apologjetët e marrëveshjes
Bisedimësit janë përgjegjës për pasojat e veprimeve që janë ndërmarrë dhe që pritet të ndërmerren, të cilat të çojnë atje ku s'ka më rrugë, por duhet të hapet një e tillë. Ata u ngjajnë projektuesve të rrugëve, blloqeve të banimit, ujësjellësve, urave të mëdha, tuneleve etj. Projekti që u soll në institucionin e lartë të ministrisë së Jashtme për përcaktimin e kufijve detarë midis Shqipërisë dhe Greqisë, është një vepër e kësillojshme. Ajo ka pasur: studimin, zbërthimin, arkitekturën, idenë madhore, nën-idetë, hartën e re dhe simbolet, promovimin, ratifikimin, lajmin ndërkombëtar, përcjelljen në OKB, Bashkimin Europian etj. Historia na tregon se mund të jenë plane të pushtimeve të mëdha ushtarake, projekte të zotërimit të tregjeve, të marrjes së pikave e nyjave strategjike, të cilat nuk rezultojnë të gjitha të suksesshme. Po aq edhe të realizimit qëllimor të objektivit pa luftë dhe pa harxhime ekonomike. Kjo e fundit është, ndofta, arritja më e lartë, prurje e një maturie me inteligjencë kulmore, fryt i diplomacisë më të sofistikuar, gjallim i rrallë i mendjes dhe krijimit. Bisedimësit përgatisin lëndë të historisë. Aty është edhe mendja e dora e tyre.
Të lutem, për cilën histori bëhet fjalë? Për historinë e Detit? Ne nuk kemi ndonjë histori të tillë. Po, ama det kemi pasur. Duke u avitur tek rruga "qorre" ku e kanë çuar historinë bisedimësit, na duhet të themi që udha të dalë në synimin e virgjër të saj të parë, sipas projektit, shtetit tani i duhet një projekt tjetër për të ndërtuar një rrugë të re, të shkurtër por shumë të shtrenjtë (sepse rruga e shkurtër të nxjerr më gjatë) që të fundojë idenë fillimore, të cilën e ka firmosur tanimë. Për të ndarë kufirin tokësor, Komisionit Ndërkombëtar iu deshën plot dymbëdhjetë vjet (1913-1925) së toku edhe vrasjen e një gjenerali. Rindërtimi i piramidave të kufirit dhe kontrolli i tyre u shtri në një segment kohor prej dhjetë vjetësh. Gjetja e një piramide të ndërmjetme në Kakavijë, e cila nuk kish ndonjë ndryshim më shumë se 37 metra, kërkoi nja tre vjet. Shteti dhe bisedimësit e tij do thyenin çdo rekord për t'u bërë një shëmbëllim i lartë ndërkombëtar. Jo më shumë se gjashtë muaj punë efektive dhe prerje e shiritave "blu" në përfundim të kësaj marrëveshjeje. Nëse bisedimësit na ndjekin, ndofta në momentin kur Shteti i tyre fillon të ndërtojë shtegkalimin për rrugën qorre, vetëm atëherë ata (bisedimësit) do të kujtohen për peshën e vendit të tyre dhe të fqinjit, vëllimin e ujorit që morën dhe vëllimin e ujorit që dhanë, syprinën e ujorit që prishën dhe syprinën e ujorit që ndreqën, vizatimin e vijëdrejtave bazore apo ato normale, largësitë e miljeve detare dhe fatin e ngushtesave apo gjireve historike detare.
Ja ku dolëm, tek historia. Si harruam se edhe ne kemi një histori detare e cila edhe pse nuk është shkruar në ndonjë vepër studimore, ajo ka qenësinë e saj të pakundërshtueshme. Në shtegun kohor të rrugës qorre, bisedimësit do të kujtohen për frazat e përçarta që thanë: "Ne kemi garantuar baraslargësinë…. Asnjë milimetër nuk i është dhënë shtetit fqinj…". Thënie si këto tani na janë bërë të largëta dhe pa asnjë lidhje me objektin. Në këto pohime ka vetëm një alarm të brendshëm, alarm që nuk ka lidhje me marrëveshjen apo me atë se "…asnjë milimetër det i është dhënë fqinjit", por me atë se "si do ta mbrojmë veprën tonë?". Kumtuesit janë jashtë nesh, jashtë vetes, jashtë Detit, dhe rruga i nxjerr tek absurdi i cili i ka rrëmbyer në këtë situatë ku gjenden. Absurdi ka përfshirë shtetin. Kumtuesit janë të kapur prej emocionit dhe frikës se duhet të kenë humbur shumë prej vetvetes. Po sa i kanë humbur Shqipërisë? Këtë, askush s'e shkon në mendje! Shteti fqinj, pa asnjë mundim (kemi frikë të përdorim termin luftë, apo harxhim financiar, për vetë rrethanat që tanimë njihen) ia ka përlarë Detit Shqiptar nja 354 km2. Qartësia vjen shpejt për atë që do dritë. Shpejtësia e dritës është 300.000 km/sekondë. Por ndodh që ajo nuk vjen fare dhe rron në virgjërinë e saj, atje tek dielli. Se askush nuk e kërkon, ose që e sheh, dhe nuk e sheh. Për të qenë të qartë është vonë, sepse ka munguar qartësia e fillimit. Ndërkaq mund të ketë një farë drite për këtë kuptimësinë e tanishme... Ky kuptim në të vërtetën që s'duket, kërkon mbulim të qartësisë. E shihni se sa komplekse është bërë!
Bisedimësit kthejnë sytë nga Shteti, dhe Shteti i ka shmangur në një farë mënyre, duke marrë vetë në dorë edhe kompasin. Pastaj ky Shteti thotë se: "…këtu jemi ne, është figura jonë, nderi dhe kryelartësia jonë! Atë do ta mbrojmë me çdo çmim!". Çfarë do të mbrojnë? Sipërfaqen ujore dhe atë vëllim historie të përbashkët? Po kryelartësia pse duhet? Asnjë moral, asnjë përpjekje nuk mund të justifikojë këtë gjeometri të pabarabartë që ka qëndruar mbi bisedimësit e pranishëm të kësaj marrëveshjeje. Universi i vëllimit ujor jonik, një pjesë e të cilit s'është më i yni, nuk ka ndonjë shqetësim të madh, mbasi ai ndryshe nga gjallesat njerëzore në vendin e tij, me një mënyrë të veçantë bën një apel për të marrë shembull nga fund-deti i tij kristalor që komunikon me diellin, prej tejdukshmërisë së tij ilire.
Mirëpo apologjetët nuk janë të qetë. Janë për t'u mëshiruar sepse kjo mund t'i ndodhte kujtdo prej nesh. A thua vallë që të jenë viktima? Komedia vijon. Ne kërkojmë të vërtetën, kurse ata mbrojnë veprën e tyre duke mos e ditur se ç'vepër është ajo. Pra, nuk ka lidhje me "humbjen e një gjeohapësire detare", "as me humbjen e krenarisë kombëtare…" Jo, dhe gjithkund Jo! "Sepse ka një gjallesë gërryese brenda shpirtit njerëzor. Kështu që mbrojtësit e Marrëveshjes arratisen nga drita. Ata nuk mund të jenë logjikë. Ata përpiqen të gatuajnë të vërtetën me gënjeshtrën. Kombëtaria shqiptare tanimë është një term i paqenë e nuk duhet përmendur. Po sikur? Po sikur…të ketë një nënqëllim, nënide, nënprojekt, të cilin ne nuk jemi dot në gjendje që ta përfytyrojmë? Atëherë, pse vallë t'u biem në qafë bisedimësve të varfër, që janë nën urdhra? Këtu rrëzohet edhe ky vizatim i yni mbi apologjinë që i bëhet marrëveshjes.
Me këtë që thamë më sipër, s'merremi dot. Sepse ky nuk është trualli ku ndërtojmë. Vetëm Poseidoni ndërtoi një ngrehinë gjigante nënujore, ku pushonte dhe merrte vendime në madhështinë e tij prej perëndie të gjithëfuqishme. Njëra fasadë e kësaj ngrehine ishte poshtë Karaburunit. A shikojnë vallë këta kombëtarët shqiptarë?