Nderim dhe keqardhje për brezin tim
Nëse do të guxoj të them se Shqipërisë nuk i ka ardhur brez më i talentuar, më punëtor, më idealist dhe më i përkushtuar se brezi im, nuk e teproj. Besoj se ky brez e kreu misionin e vet, nuk la të triumfojë e keqja, nuk ndenji “pa bërë asgjë” në diktaturë…Është fjala për brezin që lindi gjatë dhe fill pas luftës e që më pas shkoi aty “ku e thërriste atdheu”, ku “e çonte partia”, në aksione, në punë vullnetare, në kantiere, me emërim-rekrutim-internim në zona të thella, në punë të detyruar për hapjen e tokave të reja, nën trysninë e luftës së klasave…E…e me gjithë dhunën e ushtruar e trysninë ideologjike mundi të transformojë vendin, veten dhe shoqërinë nëpërmjet sakrificave e përpjekjeve të papërfytyrueshme nga rinia e sotme e, më në fund, duke u bërë promotori kryesor për shembjen e diktaturës. Ky brez i dha Shqipërisë një fytyrë të emancipuar, më europiane, pasi hoqi “perçen” anadollake të kohës së Zogut…Jo vetëm artet, kultura e mënyra e jetesës u shkëputën nga arkaizmi arnautëror i qeleshes, i majekrahit, i sofrës, i shkëmbit në vend të jastëkut, i çiftelisë, i xhubletës, po edhe mendësia e shoqërisë pësoi ndryshim të paparë pas shuarjes së dallimeve e dasive veri-jug e veçanërisht atyre fetare…Patriarkalizmi u shkul dhe shoqëria u vesh me kostum europian, e kjo nuk ishte një përmbysje e vogël. Martesa të panumërta mes të rinjve me origjinë të ndryshme fetare e krahinore u lidhën pasi gjeografia kapërceu sinoret e katundit a të qytetit të lindjes dhe atdhe u bë e gjithë Shqipëria...
Kadareja ka një vjershë të trishtë për vajzat e jugut që u dërguan në Veri si mësuese e, për këtë shkak, mbetën xhadeve…lënesha, pa e gëzuar jetën…Por, janë me qindra ato vajza e djem që iu tret rinia më keq se murgeshave; janë me mijëra inxhinierët, gjeologët, ushtarakët, artistët, mësuesit, ekonomistët që mbeten maleve dhe gërxheve “për të zhvilluar dhe emancipuar” shoqërinë, duke gjetur si ngushëllim darkave vetëm rakinë e përzierë me shpresën e vagëlluar: “ne e hëngrëm çairin, po të paktën fëmijët tanë të gëzojnë”…Por sot, në të kundërt të respektit, derdhen fyerje, përçmim e poshtërime të pamotivuara nga krerët e sotëm të politikës, a thua se ky brez ishte mëtuesi i diktaturës…Jo se, afërmendsh, ky brez kërkon “statusin e të përndjekurit”, as të “të vetësakrifikuarit për idealizëm e shqiptarizëm”, po ama nuk ka pse meriton as statusin e brezit pashlyeshmërisht “të indoktrinuar me mendësi komuniste”….I ndëshkuar pa të drejtë edhe për këtë shkak, ky brez doli me gisht në gojë edhe nga privatizimet; as letra me vlerë nuk mori, për të mos përmendur pensionet mjerane…Ky është brezi që dha më shumë për atdheun dhe prej tij po merr harresë, për të mos thënë përbuzje. Ky nuk është ndëshkim vetëm për këtë brez, por për vetë shoqërinë dhe strukturën e saj të denatyruar. Këputja e hallkës që lidh brezat është atentati më i rëndë që mund t’i bëhet një kombi!
Paria e Tiranës ka kultivuar e po stimulon një luftë të paprinciptë brezash. Si “shpëtim” dhe si rrugëdalje pas “kërleshjes së brezave” të injektuar artificialisht, po rekrutohen pa asnjë kriter do të rinj që, si thonë vetë “janë rritur dhe shkolluar jashtë shtetit”, kryesisht në SHBA…E vërteta është që këta më shumë po ngjajnë të përdorur e të keqpërdorur se sa të rinj me personalitet e dinjitet të mjaftueshëm. Sikur të kishin pasur vërtet sukses jashtë, si na thuhet, ata nuk do të vinin këtu - për idealizëm e shqiptarizëm - pa u siguruar paraprakisht për postet dhe përfitimet, pasi thelbi i edukimit të tyre është pragmatist e jo idealist. Është krijuar bindja, ndoshta nga shembujt e të rinjve të KOP-it, se ata kthehen për të marrë pjesë në ndarjen e mbetur të pasurisë kombëtare, për të siguruar fitime më të shpejta e më kollajta, paçka se na thuhet se janë ata që “do të na shpëtojnë” nga e kaluara, duke na futur “shpejt” në rrugën e demokracisë së vërtetë…Jo, kjo nuk është luftë e natyrshme brezash, as një zëvendësim normal brezash e vlerash, po një manovër djallëzore përçarje që klika sunduese partiake dhe oligarkia e re financiare e përdor për të zhvatur e për të sunduar më lehtë e më gjatë…Kjo diferencë, ky mospajtim brezash që përjashton njëri-tjetrin nuk ka lidhje me sistemin demokratik, po me shkatërrimin e qëllimtë të sistemit të vlerave, duke lënë shoqërinë pa hierarki të qëndrueshme, pa të kaluar, po edhe pa atë që quhet “shoqëri civile”…Vini re, historia nis e bitis herë pas viteve 90-të, herë pas 2005-ës! Para këtyre datave trashëgimia, personalitetet, kontributet, dëshmorët, heronjtë, sakrificat, veprat…janë një nul e një hiçmosgjë që më mirë do të ishte sikur të mos kishin ekzistuar fare! Për këtë “rimel” apo suva politike përdoren të rinjtë që ndillen me një “kockë”, d.m.th me një post të pamerituar!
Ashtu sikundër ish-komunistët u bënë antikomunistë të përbetuar, edhe ata që drejtojnë sot pushtetet dhe partitë, hakaten t’i bëjnë makijazh fytyrës së tyre të mëkatuar që të ngjajnë sa më bashkëkohorë, më vizionarë e më demokratë, duke “rekrutuar” pranë vetes të rinj pa personalitet që pranojnë të përdoren si ushtarë prej plumbi. “Kopistët” e 2005-ës njëlloj si ata të 2009-ës, pavarësisht nga etiketa partiake, nxirren si në një teatër kukullash nëpër ekrane dhe tribuna që të bindin shoqërinë që ata nuk kanë asnjë lidhje me diktaturën; ndaj na përsëritet e njëjta formulë: Ne erdhëm nga jashtë “për ideale”, por po zhgënjehemi, se ja, shikoni, nuk po na hap rrugë “brezi që vjen nga diktatura e që ka mendësi komuniste”…Në të vërtetë, brezi im këta “kopistë” i ka votuar, i ka bërë deputetë, edhe pse nuk kanë pasur as emër, dhe as kontribute. Por, nëse pensionisti më i shquar i brezit tim nuk e ka pensionin më të lartë se 200 euro, një nga këta përfaqësues, pas disa vite pune në administratë, nëpër banka ka të deklaruar pasuri të tundshme e të patundshme disa qindra mijë, e pse jo, edhe disa milionë euro…Ja pra si shpërblehet sakrifica, vetëmohimi dhe idealizmi! Në mënyrë të qëllimshme klikat partiake po nxjerrin kësisoj jashtë loje edhe funksionin historik të rinisë, duke e kompromentuar, dhe sidomos duke korruptuar e keqpërdorur përfaqësues të brezit të ri. Pas këtij operacioni “politik” e butaforik, djallëzor e cinik, automatikisht krijohet përshtypja se ky brez është pa personalitet, pa vizion, pa dinjitet, i përdorur…Duke nxjerrë në skenë Lenka apo Lej Fenë të rinj, realizohet pa shumë mundim i njëjti qëllim si ai që kishin dje diktatorët kur zgjidhnin enkas nga klasa punëtore dhe fshatarësia kooperativiste ca lepepeqër anonimë, pa vlera, për të paralizuar dhe nxjerrë jashtë loje intelektualët e vërtetë…Ky është dëmi më shkatërrimtar ndaj ardhmërisë. Kjo bëhet që diktatorët dhe autokratët të jenë, të ndihen e të mbeten të pakonkurrueshëm e të pazëvendësueshëm!
***
Brezit tim nuk i dihet për nder as puna madhështore që bëri jo vetëm për elektrifikimin dhe zhdukjen e analfabetizmit, të sëmundjeve dhe të epidemive kronike, si malarja, por edhe të rekordeve në sport, në arsim e në kulturë, pasi këto merita, kur bie fjala, shpesh i atribuohen sistemit, e konkretisht “kohës së Enverit”, për të mos thënë edhe vetë diktatorit, nj’ashtu si sot rruga e kombit Durrës-Kukës i faturohet Berishës…
Nuk jam i prirur të lëvdoj e as të lartoj kotekot brezin tim, dhe gjithaq të ul brezat e tjerë. E di që kjo do të ishte një punë e kotë e një veprim krejt i padobishëm. Por, për të hyrë më në thelb të arsyetimit, nëse vërtet brezi im ishte apo nuk ishte si e paraqita më lart, kjo përsiatje le të vlejë të paktën si një metodë modeste arsyetimi apo edhe krahasimi mes brezave të sotëm, të cilët, për shkak të ndryshimeve demografike dhe politike, për shkak të nakatosjes pa kriter të botës rurale me atë urbane, për shkak të “përplasjes” së dy qytetërimeve dhe fuqisë që ka marrë konsumizmi ndaj idealizmit, më duket se në mënyrë artificiale po injektohet një përplasje absurde brezash, duke thelluar qëllimisht përçarjen kombëtare, si dhe duke shkatërruar lidhjen organike që kanë kombet e qytetëruar me tri njësitë kohorë: me të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen...Në SHBA kjo lidhje ngjiz unitetin kombëtar, ndaj quhet e shenjtë dhe e paprekshme. Ndërsa tek ne brezat sa vjen e po keqkuptohen e po sillen gjithnjë keqemosmëkeq me njëri-tjetrin, faturë që po e paguan jo vetëm brezi im, po sidomos familja shqiptare, e cila po lëngon nga diferencat e thikta materiale dhe morale, psikike, botëkuptimore dhe zakonore…Mjafton të ndjekësh vetëm një natë kronikat e zeza që të kuptosh se shumica e konflikteve, vrasjeve, vetëvrasjeve, rrahjeve, sherreve, dhunimeve, përdhunimeve, përplasjeve dhe urrejtjes pa kthim mes njerëzve të një gjaku, burimin e kanë te familja e traumatizuar, te konflikti, te hendeku mes brezave, te përplasja e dy botëve që nuk ecin dot paralel, po në drejtime të kundërta, si dy trena mbi të njëjtën shinë…Tani nuk na bën më përshtypje kur babai vret të birin dhe anasjelltas…Familja është bërë toka e sherrit dhe e konfliktit të pashmangshëm. Rrënjët e krizës sonë morale janë në familje. Nga familja, kriza morale derdhet nëpër rrugë, nëpër shkolla e nga shkollat nëpër zyra dhe anasjelltas…Nuk ka përpjekje për të zbutur këtë theqafje, përkundrazi, stimulimi i luftës së brezave nga politika si dhe nga media e “spektakleve” po e thellon atë dita-ditës me një mendjelehtësi të frikshme…!
***
Në këtë përsiatje të vështirë nuk më shtyn dhe aq krahasimi me brezat pararendës, po me brezat pasardhës, me brezin e ri që ka lindur e po rritet, fatmirësisht, në demokraci, në liri të pakufizuar, me mundësi lëvizje, shanse dhe oferta të pafundme, por edhe me një nivel kulturor e arsimor kompjuterik, më shumë informativ se analitik…Është pra, një detyrim gjenetik që ka çdo brez: të lërë trashëgim veten, atdheun, etninë, emrin, gjenin, pasurinë, duke kërkuar e luftuar që brezi pasardhës të jetë më i mirë se vetja! Po të mos ishte kështu, qytetërimi do të ishte shuar. Ndaj, krahasimi mes brezave, mes ndryshimit të mendësisë dhe dallimeve të sjelljes e të moralit, si dhe të qëndrimit ndaj vlerave dhe antivlerave besoj se ia vlen për çdo shoqëri të përgjegjshme e normale.
Fill pas luftës, fëmijëria e brezit tim kaloi e tëra në sistemin e triskëtimit. Nuk besoj të ketë pasur ndokënd nga brezi im që të ketë mbushur ndonjëherë barkun me bukë, pasi një racion për një të rritur ishte jo më shumë se 400 gramë bukë. Nuk besoj të ketë pasur fëmijë apo të ri që të mos i kenë futur këpucët ujë dhe të mos ketë mbathur e veshur çorape e rroba të paarnuara…Pas mbarimit të shkollës së mesme, në vitet ‘60-të u prenë marrëdhëniet me ish-kampin socialist dhe bashkë me këtë izolim të ri, u këputën edhe rrugët për t’u arsimuar e kulturuar në universitetet e Lindjes (për universitetet e Perëndimit as që bëhej fjalë)…Pas mbarimit të universitetit doli Letra e hapur e partisë, u prishën kishat e xhamitë dhe nisi ai që quhej “revolucion kulturor”, kinezifikimi i shoqërisë dhe “i njeriut të ri”, ku edhe Bethoveni nuk mund të dëgjohej, ndërsa Sartri e Pikaso, që frymëzonin asokohe rininë e Francës dhe të botës, quheshin djalli vetë; një vepër e tyre të rraste në burg…Shumë pak prej nesh mund të kishin fatin të emëroheshin në Tiranë, shumica degdisej aty ku kishte “nevojë atdheu”, pa pyetur kush për interesin vetjak, e as atë familjar, sepse mbi gjithçka vihej interesi i përgjithshëm… Në kulmin e moshës, në kohën kur njeriu mund të japë maksimumin, pas të famshmit “plenum i IV i partisë”, shpërtheu lufta kundër shfaqjeve të huaja… Askush prej nesh nuk pati fatin të specializohej jashtë, me përjashtim të disa mjekëve që u dërguan në Francë e që mesa duket lipseshin për kujdesjen e shëndetit të udhëheqësve…Janë dy fakultete, ai i Mjekësisë dhe ai i Shkencave, pra një grusht i vogël “të specializuarish” jashtë shtetit nga këto dy fakultete, që “rastësisht” apo ndoshta edhe jo aq rastësisht, morën drejtimin e partive e të qeverive demokratike pas vendosjes së pluralizmit…
Por, varrmihësja kryesore e diktaturës pa asnjë diskutim ishte brezi im. Meqë ky brez u vu në krye të lëvizjes demokratike, atij i ra edhe barra të drejtonte shtetin. Por, në të vërtetë historia e pluralizmit në Shqipëri është histori e luftës për pushtet mes dy fakulteteve, atij të Shkencave dhe atij të Mjekësisë, të cilët e alternuan pushtetin mes vedi me sherre që shkuan deri te kufijtë e luftës civile… Kështu, presidentë, kryetarë partish, kryeministra, ministra, drejtorë drejtorish, kryetarë bashkish e gjykatash, komisarë policie, etj., u bënë nga ky brez e kryesisht nga këto dy “fakultete”…Tranzicionin dhe pluralizmin, me të mirat dhe dobësitë, në fakt i sendërtoi dhe i drejtoi pikërisht ky brez të përzgjedhurish e të specializuarish që hyri në politikë me ambicien e tahmanë e dy klaneve (dy fakulteteve) “shemra”…Sot dobësitë e mangësitë janë të dukshme e të prekshme. Përveç ndezjes dhe mbajtjes gjallë të klimës konfliktuale në politikë e në shoqëri, mbi këto dy “fakultete” që drejtuan vendin për afro 20 vjet bie përgjegjësia që ne mbetëm më të fundit në procesin e integrimit në Evropë...Por, çka është më kryesorja, përveç shkatërrimit dhe degradimit të mjedisit, të frymës së komunitetit, të moralit, të pronës publike e sistemit shëndetësor, arsimi është, padyshim, fusha më e bombarduar e më rrënuar. Analfabetizmi po rritet përditë e më tepër; sot gjen gjimnazistë që nuk e dinë kur u krijua shteti shqiptar; nuk është çudi: ka shumë që nuk shkruajnë pa gabime emrin e vet, le më që ka jo pak që kanë marrë/blerë diploma, mastera e tituj shkencorë false që nuk vlejnë asnjë dysh, nëpër shkolla e universitete private! Kjo do të thotë se ata që drejtuan vendin po lënë pas një brez të ri me kulturë të cungët, me sy miopësh që nuk shohin dot më larg se hunda e tyre dhe se interesi i atypëratyshëm. Rinia e sotme, fatkeqësisht,po bëhet viktimë e konsumizmit dhe karrierizmit që përfitohet pa djersë, pa kulturë, pa garë, po vetëm me klientelizëm partiak.
Po pse ndodhi kështu dhe përse brezi im nuk pati vizionin e përgjegjësinë e mjaftueshëm të mundësonte përparimin e dëshiruar të shoqërisë, sipas shanseve që iu dhanë dhe sipas ritmit normal të ndryshimit që patën vendet e tjera të Lindjes? Besoj se arsyet kryesore janë dy. Brezi im ishte i përjashtuar nga eksperienca e drejtimit të shtetit, d.m.th, nuk kishte kulturën dhe përvojën e mjaftë të administrimit të punëve të shtetit e pushtetit. Dhe, e dyta, mesa duket nuk mjaftonte vetëm kultura e librave; pra nuk mjaftonin leksionet për ekonominë politike dhe Kapitalin, lipsej edhe kontakti “fizik” me Perëndimin, i cili mungonte për shkak të izolimit që e si thamë më sipër, “specializimit” që iu ofrua një pjese shumë të kufizuar e të seleksionuar të këtij brezi…Ndaj, kuturuja, d.m.th mësimi në rrugë e sipër, ku pas pësimeve që herë bëheshin e herë nuk bëheshin mësime (prej sedrës dhe fodull-karakterit ballkanik), ishin dhe ende janë mënyra e vetme që ende po drejton shtetin dhe pushtetet në Shqipëri.
Për këto arsye madhore nuk duhet të përsëriten më dëmet dhe shkatërrimet që iu bënë brezave sa në diktaturë, aq edhe në tranzicion.