Trupat ruse në Moldavi dhe Ballkani
Kryeministri i ri i Moldavise Vlado Filat qe erdhi ne fuqi pas zgjedhjeve parlamentare te muajit korrik ka vene si prioritet te qeverise se tij kerkesen per largimimin e trupave ruse të dislokuara në pjesën lindore të Moldavisë, e cila quhet Transdniestër. Këtë kërkesë ai e ka vënë në programin e qeverisë, e diskutoi me zyrtarët e lartë të Komisionit Europian gjatë vizitës së tij në fund të shtatorit në Bruksel, dhe e ngriti dhe me delegacionin e Rusisë që erdhi në kryeqytetin moldav më 8 tetor, me rastin e samitit të organizatës së komonuellthit rus, Bashkimi i Shteteve të Pavarura, CIS, që u mbajt në kryeqytetin moldav. Kërkesa për largimin e trupave ruse nga territori i Moldavisë është një kërkesë e vjetër, e përsëritur e qeverive që kanë drejtuar vendin, ashtu edhe e bashkësisë ndërkombëtare. Madje para dhjetë vjetësh, në samitin e OSBE në Stamboll, në vitin 1999, Moska pat rënë dakord zyrtarisht dhe nënshkroi edhe një dokument zyrtar për tërheqjen e trupave nga Moldavia. Por ajo nuk e realizoi kurrë detyrimin e saj dhe ato trupa ndodhen edhe sot e kësaj dite në territorin e Moldavisë. E reja e kërkesës së paraqitur nga kryeministri i ri i Moldavisë për largimin e trupave ruse dhe për zëvendësimin e "paqeruajtësve rusë" me një mision ndërkombëtar civil, qëndron në situatën e re që ndodhet, si Moldavia, ashtu dhe rajonet rreth saj. Moldavia, pas një drejtimi të gjatë komunist ka në fuqi tani një qeveri demokratike, e cila erdhi në pushtet pas protestave të fuqishme dhe masive që opozita zhvilloi në muajin prill kundër mashtrimeve elektorale të qeverisë komuniste në zgjedhjet e atij muaji, dhe imponoi mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme vetëm tre muaj pas zgjedhjeve të prillit. Qeveria e re demokratike ka një sensibilitet të ri ndaj ngjarjeve të gushtit të vitit të kaluar në brigjet përballë të Detit të Zi, kur preteksti i mbrojtjes së forcave paqeruajtëse dhe i shtetasve rusë në Osetinë e Jugut dhe në Abhazi, u përdor nga Moska si rast për të vendosur pushtimin e drejtpërdrejtë ushtarak të Rusisë në dy rajonet gjeorgjiane dhe për t'i shpallur ato dy shtete kukulla. Ato ngjarje kanë shkaktuar një reflektim të gjithanshëm politik e strategjik në shumë shtete e rajone ku ekzistojnë të quajturat "konflikte të ngrira", çelësin e të cilave e mbajnë trupat ruse dhe Rusia. Një rajon i tillë është pjesa lindore e Moldavisë, Transdniestri, i cili ka kërkuar dhe shpallur jo vetëm shkëputjen nga Moldavia, por ka kërkuar edhe bashkimin me Rusinë. Garancia ushtarake e ekzistencës së këtij rajoni separatist dhe e kërkesave të tyre për bashkim me Rusinë janë trupat ruse. Rusia ka 2 mijë trupa, kontrollon 15 postblloqe ushtarake të shpërndara në rajonin e Transdniestrit, ka një depozitë prej 20 mijë ton armatime e municione, dhe 500 prej ushtarëve rusë kanë marrë emrin e "paqeruajtësit", gjoja për të ruajtur paqen dhe mos rifillimin e luftimeve mes forcave të qeverisë qendrore dhe atyre të rajonit separatist. Rusia ka një interes strategjik në mbajtjen e forcave të saj ushtarake në Moldavi dhe i intereson mbajtja e një "konflikti të ngrirë" në atë shtet, i cili është në kufijtë e NATO-s dhe të Bashkimit Europian. Është me interes të përmendet se Moldavia dhe rajoni separatist i Transdniestrit, që kërkon shkëputjen nga shteti dhe bashkimin me Rusinë, nuk ka kufij të përbashkët me Rusinë. Ajo ka kufij me Ukrainën dhe është gjithashtu interesant fakti se popullsia me origjinë ruse zë vendin e tretë në popullsinë e rajonit të Transdniestrit, pas asaj moldave dhe asaj ukrainase. Faktori gjeografik dhe faktori demografik dëshmojnë se aty kemi një "konflikt" të krijuar artificialisht me nxitjen dhe mbështetjen e Moskës, trupat e së cilës morën pjesë direkt në luftime në anën e forcave separatiste në vitin 1992 dhe mbetën atje. Rusia nuk ka dashur dhe as dëshiron që të largojë forcat e saj ushtarake nga Moldavia. Moska e përsëriti këtë qëndrim pas kërkesës së kryeministrit të Moldavisë, dhe më 30 shtator i dërguari i posaçëm i MPJ të Rusisë, V.Nesterenko, deklaroi se evakuimi i trupave ruse mund të bëhet vetëm me pëlqimin e dy palëve në konflikt, pra edhe të të ashtuquajturës qeveri të Tiraspolit, kryeqyteti i rajonit separatist të Transdniestrit. I ashtuquajturi president i Transdniestrit, Igor Smirnov, deklaroi më 2 tetor se rajoni do të shkëputet nga Moldavia dhe do të bashkohet me Rusinë.
Interesi strategjik i Rusisë, me praninë e vet ushtarake në Moldavi ka dy qëllime. Së pari, është interesi i ruajtjes së kontrollit dhe të influencës ruse në hapësirën ish-sovjetike. Mbajtja e një force ushtarake ruse në kufijtë e NATO-s dhe të BE-së, mund të përdoret si kartë presioni ndaj të dy organizatave perëndimore, të cilat Moska i konsideron rivale të influencës së saj në Europën Qendrore dhe Juglindore. Gjithashtu ka interesin e mbajtjes së një "konflikti të ngrirë" brenda këtij shteti dhe pranë kufijve të NATO-s dhe të BE-së, për të penguar zgjerimin e Aleancës Atlantike në kufijtë lindorë të Rusisë. Sepse është e pamendueshme se NATO do të integronte një shtet, që ka konflikte territoriale dhe që ka trupa ushtarake ruse brenda tij. Jo rastësisht Moska nuk ka dalë zyrtarisht në mbështetje të politikës së bashkimit të Transdniestrit me Rusinë. Tani për tani Moska ka më shumë interes të ketë një vatër "konflikti të ngrirë" brenda një shteti, që kërkon të bëhet anëtar i Bashkimit Europian dhe në një të ardhme mund të kërkojë të bëhet anëtar i NATO-s. Drejtimi i dytë i interesit strategjik të Moskës për të mbajtur forca ushtarake në Moldavi është Ballkani. Rusia, deri tani, nuk ka trupa apo baza ushtarake në asnjë shtet të Ballkanit dhe as në kufijtë e shteteve të Ballkanit. E vetmja është Moldavia dhe ajo konsiderohet nga Moska si një portë hyrëse për në Gadishullin e Ballkanit. Gjenerali rus A.Lebed, ish-komandant i korparmatës nr.14, që ka qenë e dislokuar në Moldavi, e quan rajonin e Transdniestrit, ku ndodhen tani trupat ruse, "çelësi i Ballkanit". Ish presidenti I Moldavisë, Vladimir Voronin, duke folur për praninë e ushtarëve rusë në tokën moldave, ka deklaruar para disa kohësh se "ndoshta këta ushtarë po zgjidhin detyra strategjike globale të Rusisë në Ballkan". Kjo lidhje strategjike, që Moska i bën pranisë së saj ushtarake në Moldavi me Ballkanin, është një element, që duhet të mbahet fort në konsideratë nga shtetet e Ballkanit, sepse Moldavia është shtet anëtar i organizatës së vetme ekskluzivisht rajonale, SEECP, Procesi i Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore. Nuk është ende e qartë dhe as nuk është shpjeguar kurrë zyrtarisht pse vendet e SEECP, duke përfshirë edhe Shqipërinë, votuan kaq lehtësisht dhe pa u menduar shumë, të pranonin në një organizatë rajonale ballkanike një shtet si Moldavia, i cili nuk ka asnjë lidhje dhe asgjë të përbashkët me Ballkanin. Nuk është shpjeguar asnjëherë përse ata nxituan të pranojnë në një organizatë ballkanike një shtet problematik sovjetik, që mbante një "konflikt të ngrirë" brenda tij dhe që kishte dhe ka forcave ushtarake ruse në territorin e tij.
Nuk disponohet një informacion i plotë, nëse diplomacia ruse ka qenë promotore apo sponsorizuese në këtë drejtim, por ajo që mund të thuhet me siguri është se interesi politik, diplomatik dhe ushtarak rus ka qenë që Moldavia, me kompleksitetin e vet ushtarak dhe politik, dhe me praninë e ndërhyrjen ruse në të, të bëhej anëtare e organizatës së shteteve ballkanike. Kërkesa e kryeministrit të ri të Moldavisë për largimin e trupave ruse është e drejtë dhe realizimi i kësaj kërkese do të ishte një kontribut për paqen dhe stabilitetin, integritetin territorial të Moldavisë si shtet, por ai do të ishte një kontribut pozitiv për paqen dhe stabilitetin në krejt Europën Juglindore. Ndaj kërkesa e Moldavisë duhet të mbështetet nga secili shtet ballkanik veç e veç, dhe nga SEECP si organizatë. Ajo nuk është një objektiv i lehtë për t'u arritur, sidomos në kohërat e tanishme, kur shohim një ngritje dhe forcim të ambicieve imperiale të Rusisë për shtimin e pranisë energjetike, politike e ushtarake në të gjitha rajonet e globit, përfshirë edhe Ballkanin. Një faktor i rëndësishëm është qëndrimi dhe niveli i mbështetjes, që BE dhe NATO do t'i japin kërkesës së qeverisë së re të Moldavisë. Sepse nuk do të ishte e mirëpritur për vetë BE-në dhe për NATO-n të shihnin një Kaliningrad të ri. Moldavia mund t'i duket dikujt sikur është larg, por pasojat që mund të sjellë prania e trupave ruse dhe objektivat strategjike të Rusisë atje, mund të shkaktojnë situata tepër të pakëndshme në rajonin e Ballkanit.