Ballkani, guidë të përbashkët për turistët europianë
Një turist europian do të ketë mundësinë të shohë gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet guidave integrale të hartuara nga operatorët turistikë të këtyre vendeve. Gjatë një ceremonie organizuar në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Shoqata e Hoteliere Shqiptare, mori Presidencën e radhës së Shoqatës Ballkanike të Hoteleve, (BAHA).
Sipas kreut të kësaj shoqate, Zak Topuzi, gjatë sezonit turistik sektori hotelier në rajon do të jetë bashkëpunues dhe jo konkurrues me njëri-tjetrin. Në vendin tonë janë të regjistruar rreth 960 njësi akomoduese, nga të cilat 630 janë hotele, ndërsa pjesa janë motele dhe fshatra turistikë.