E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani ka sfida të përbashkëta

Ballkani ka sfida të përbashkëta. Këtë deklaratë bëri pak ditë më parë ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konferencën Balkan Netëorking, zhvilluar në Budva nga fondacioni ATLAS. I pranishëm ishte edhe  ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, me ftesë të kryeministrit malazez. Në fjalën e tij, ish-presidenti Klinton theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të politikave në rajonin e Ballkanit, me synimin e integrimit në NATO dhe në Bashkimin Europian. Ballkani në vitet 90 u përfshi në procese desintegrimi, ndërsa sot sfidat e përbashkëta me të cilat përballet fillojnë nga proceset integruese në strukturat atlantike dhe europiane. Në këtë konktekst, u fol edhe për nevojën e një partneriteti publik privat, si rrugë e domosdoshme për zhvillimin e një ekonomie të qëndrueshme në vendet e rajonit. Gjatë këtij aktiviteti, ministri i MMPAU zhvilloi edhe një sërë takimesh me ministrat homologë, si dhe politikanë të rëndësishëm të rajonit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›