Reumatizma prek edhe moshat e reja
Sëmundjet reumatizmale po prekin tashmë edhe moshat e reja. Numri i të prekurve prej tyre, sipas mjekëve po shtohet ndjeshëm. Reumatologët sqarojnë se gjithçka lidhet me mënyrën e jetesës dhe kequshqyerjes Në këto ditë që karakterizohen nga një mot tejet i paqëndrueshëm, me vranësira, reshje shiu dhe temperatura të luhatshme, janë shtuar vizitat e pacienteve që vuajnë nga sëmundjet reumatizmale, shprehen mjekët reumatologë të Spitalit Nënë Tereza. Mjekët reumatologë sqarojnë, se në rastet e spondiliartrozës apo sëmundjeve të tjera të lehta reumatizmale, një aspirine 500 mg, dhe jo me shumë, lehtëson dhimbjen. Por nga ana tjetër duhet te paraqiten tek mjeku i familjes. Vetëm në raste të komplikuara pacienti duhet të paraqitet tek reuamatologu. Bluzat e bardha vënë theksin tek disiplinimi i të ushqyerit dhe aktivitetit fizik.