Miloshoski: Greqia po keqpërdor çështjen e emrit
Maqedonia është e vendosur në përmbushjen e detyrimeve të nevojshme për anëtarësim në Bashkim Evropian, por si një vend i vogël është e brengosur të mos vendosen kushte të reja shtesë të cilat nuk janë pjesë e kritereve të Kopenhagës.
BE-ja duhet t’i respektojë principet të cilat vetë i ka vendosur dhe progesin e vendeve kandidate të vlerësoj mbi bazën e atyre principeve.
Këto komente i bëri shefi i diplomacisë maqedonase, Antonio Miloshoski në Bruksel në samitin evropian politik "Rikapitull për Ballkanin", në oragnizim të Fondacionit "Konrad Adenauer" dhe grupacioni "Miqtë e Evropës".
“ Një anëtare e BE-së keqpërdor çështjen bilaterale, çështjen e emrit, për të bërë presion mbi Maqedoninë që të heqë dorë nga e drejta e saj për vetvendosje nacionale dhe të bllokojw eurointegrimin e saj në BE”, theksoi Miloshoski.
Ai ka deklaruar se Maqedonia është e gatshme të vazhdojë negociatat për emrin nën patronazhin e emisarit të KB-së, Metju Nimic.
“ Do të vazhdojmë të bisedojmë me argumente se një komb i vogël ka të drejtë në vetvendosje nacionale dhe në mbrojtje të emrit të saj kombëtar”, tha Miloshoski.
Evroparlamentarja Doris Pak deklaroi se problemet dhe çështjet bilaterale asnjëher nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë pengesë për procesin e zgjerimit të BE-së.
Sipas saj zgjerimi duhet të vazhdojë dhe të përfundoj me sukses, ose në të kundërtën BE do ta humb kredibilitetin.
“BE-ja nuk do të jetë e kompletuar pa vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Pak.
Përfaqësues të institucioneve evropiane, të shteteve dhe qeverive, të organizatave dhe fondacioneve autoritare, biznesmenë dhe ekspertë, debatuan për çështjet politike dhe ekonomike të cilat kanë të bëjnë me eurointegrimin e rajonit.