E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani, me afer se kurre BE-se

Vota "po" e Irlandes per nje traktat reformues te Bashkimit Evropian mund te jete nje drite e re shprese ne rrugen e veshtire te vendeve te Ballkanit drejt anetaresimit ne familjen evropiane, por shfaqjet e fundit te percarjeve etnike dhe ksenofobise mund jene nje pengese e re ne kete proces. Rezultatet e referendumit irlandez, te publikuara dje, tregonin se me shume se dy te tretat e irlandezeve kane mbeshtetur Traktatin e Lisbones, nje dokument jetik per BE-ne, qe do te thjeshtezoje vendimmarrjen ne bllokun 27-anetaresh dhe qe shihet si nje hap i rendesishem "per vendosjen e rregullit ne familje" perpara pranimit te vendeve te reja anetare. Shume vende synojne te anetaresohen ne BE, perfshi edhe gjashte vendet e Ballkanit, qe me pare duhet te permbushin standarde rigoroze politike, sociale dhe ekonomike. Deri tani, Kroacia eshte ne rrugen e duhur drejt anetaresimit, Shqiperia dhe Mali i Zi kane aplikuar per statusin e vendit kandidat, dhe Serbia me Bosnjen shpresojne te bejne te njejten gje se shpejti. Nderkohe shpresat e Maqedonise kane pesuar nje goditje te rende, pas tensioneve qe pasuan publikimin e nje enciklopedie shume te diskutueshme. "Nje 'po' ne Irlande... do te zbuse debatin e brendshem ne BE, qe do te thoja se eshte ne te mire te Ballkanit", deklaroi nje zyrtar i larte evropian para se te publikoheshin rezultatet e referendumit. Por ne nje kohe kur kjo tablo duhet te permiresohet, duket se ka pakenaqesi per shkak te ritmit te ngadalte te ndryshimeve, ekonomise se dobet dhe kujtimeve te se kaluares se dhunshme te ketij rajoni. Incidentet qe kane alarmuar ata qe vezhgojne Ballkanin perfshijne rrahjen per vdekje te nje tifozi francez muajin e kaluar ne nje lokal te Beogradit dhe anulimin nga qeveria te nje parade te homoseksualeve ne kryeqytetin serb, pasi grupet e ekstremit te djathte kercenuan se do te perdornin dhune. Po keshtu, lideret e Republikes Serbe te Bosnjes kercenuan se do te terhiqeshin nga institucionet e qeverise kombetare, pas thellimit te ndarjeve etnike ndermjet dy rajoneve administrative te ketij vendi. Qeverite e huaja kane thirrur mbajtjen e nje konference ne Sarajeve javen e ardhshme per te diskutuar lidhur me kete ceshtje delikate. Bosnja ka perfituar me shume se 14 miliarde dollare ndihma qe pas luftes se saj gjate periudhes 1992-'95, ku kane humbur jeten me shume se 100 mije persona.

IRRITIMI SERB

Lideret serbe duket se jane me te irrituarit nga zhvillimet e fundit. "Lufta kunder dhunes eshte prioriteti yne, me i rendesishem se cdo gje tjeter, madje edhe vete integrimi evropian", deklaroi tre dite me pare presidenti serb Boris Tadic. Serbia ka perjetuar nje rritje te kenaqshme ekonomike dhe ka zgjedhur nje qeveri pro-evropiane ne vitin 2008. Por vitin e kaluar, ekonomia e Serbise u zhyt ne recesion, me nje humbje deri ne 23 per qind te vleres se monedhes kombetare dhe mbylljen e me shume se 150 mije vendeve te punes. Ne Maqedoni tensionet nderetnike jane ndezur serish pas publikimit te nje enciklopedie te financuar nga qeveria, nje botim qe permban fryme fyese dhe antishqiptare, qe perbejne me shume se 30 per qind te popullsise se vendit. Enciklopedia ka shkaktuar edhe zemerimin e shqiptareve ne Kosove e Shqiperi. Nje diplomat ne Shkup deklaroi se tensionet e reja mund te rrezikojne edhe me shume perpjekjet e Maqedonise per t'u anetaresuar ne NATO dhe fituar nje date per fillimin e bisedimeve te anetaresimit me BE-ne. Nje mosmarreveshje e hershme me Greqine lidhur me emrin zyrtar te Maqedonise ka qene deri tani pengesa kryesore ne ambiciet euro-atlantike te Shkupit. Tensionet etnike "po minojne plotesisht perspektiven e Maqedonise per te hedhur hapin e radhes drejt anetaresimit ne BE", u shpreh Vladimir Milcin, drejtor ekzekutiv i Institutit Shoqeria e Hapur ne Maqedoni. "Forcat qe po perpiqen me cdo kusht te mbajne rajonin larg Bashkimit Evropian jane ende te fuqishme", theksoi ai, duke shtuar se u referohej grupimeve nacionaliste, qe preferojne marredhenie me te ngushta me Rusine sesa me Brukselin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›