E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaska rrezon veten, stafi kunder

Vlore- Rektori i Universitetit te Vlores, "Ismail Qemali", shfuqizon vendimin e marre nga Senati dhe urdhrin e tij per mos regjistrimin e studenteve fitues me mesataren nen 6. Tanush Shaska ka derguar nje e-mail tjeter nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku ndodhet me pushime dhe pritej te mberrinte dje, ku ve ne dijeni vartesit se kishte komunikuar me Ministrine e Arsimit dhe Shkences per shtyrjen e afatit te regjistrimit. Por ky vendim i Shaskes eshte diskutuar dje me urgjence ne universitet dhe ka pasur nje deklarate te ashper te stafit te pedagogeve me nenshkrime ku kundershtonin rektorin. Ata kerkuan mbeshtetje nga organizmat nderkombetare per te mbrojtur autonomine dhe vendimin e Senatit, duke lene pezull deri mbremjen e djeshme fatin e rreth 800 studenteve ende te paregjistruar.

Urdhri i Shaskes ka dale me teper vonese, pasi vetem dje e-maili eshte publikuar ne faqen e internetit dhe derguar stafit te Universitetit "Ismail Qemali". Nuk ka pasur asnje mundesi per te njoftuar studentet fitues qe te regjistroheshin ne sekretari, pasi rektori kishte njoftuar shtyrjen e afatit deri dje ne oren 17:00. Te interesuar ne universitet mesuam se nuk ishin kryer regjistrime. Por cuditerisht shifra qe jep rektori Shaska eshte e kundert me ate te MASH per maturantet me mesatare nen 6. Ne e-mailin e rektorit njoftohet se behet fjale per 168 studente qe do regjistrohen, ndersa mesohet se numri i tyre shkon ne rreth 800. Ne kete paqartesi te krijuar, nuk dihet ende se cila do te jete zgjidhja perfundimtare, pasi edhe stafi pedagogjik ka leshuar nje kunderdeklarate, ku braktis rektorin Shaska ne vendimin e tij. Kreu i universitetit citon ne e-mail se ka rene dakord me MASH-in qe vitin tjeter vendimi i Senatit te hyje ne fuqi dhe te mos pranohen me studente me mesataren nen 6-te.

Edhe pse dje ka qene dita e fundit e regjistrimeve dhe pranimeve prane universiteteve ne vend, kandidatet per studente ne Universitetin e Vlores, te cilet kane mesatare me ulet se 6, nuk u regjistruan. Nga ana e Ministrise se Arsimit dhe Shkences eshte dhene siguria se te gjithe keta studente, te cilet jane mbi 800, figurojne tashme te regjistruar prane universitetit. Por kjo pergjigje eshte e kunderta e deklaratave te dhena nga stafi akademik, se nuk mund te regjistrohen pikerisht per shkak te mesatares. Kane qene te shumte studentet, te cilet jane paraqitur dje edhe prane sekretariatit te universitetit per t'u regjistruar, por te njejten pergjigje kane marre.

Ne mbeshtetje te tyre mberriti dhe Zv/sekretari Politik i LSI-se, Besjan Pesha, i cili eshte shprehur dje nga Vlora, se kjo ceshtje eshte ne hapat e zgjidhjes. Pesha i ka bere nje apel edhe Universitetit te Vlores me qellim qe te jete sa me prane studenteve ne problemet e tyre, te cilat kane qene te shumta. Edhe perfaqesuesit e ministrise te gjendur per greven e urise ne qytetin e Vlores, mbremjen e te premtes kane siguruar se kjo ceshtje tashme eshte zgjidhur dhe studentet konsiderohen te regjistruar.

Ornela Hila

E-maili i rektorit, i derguar dje:

Shaska kthen mendje: Po regjistrimit

Te nderuar kolege,

dje i kam bere nje kerkese MASH per shtyrjen e regjistrimeve per maturantet edhe per diten e sotme. Me aprovimin e ministrit te Arsimit, ne sot (dje) kemi shtytur regjistrimin e maturanteve deri ne oren 17:00. Kjo eshte vetem per ata maturante me mesatare nen 6, te cilet nuk jane paraqitur per te shkruar emrat. Te gjithe te tjeret nuk ka nevoje qe te vijne me per t'u paraqitur sot. Per problemin e maturanteve me mesatare nen 6 ju njoftoj si me poshte:

Ministri i Arsimit dhe Shkences, Prof. M. Tafaj, na ka dhene garanci te plote se te gjitha kushtet e vena nga UV per pranimet do te respektohen me rigorozitet ne vitin ne vazhdim. Ne frymen e bashkepunimit me MASH une kam dhene urdher qe regjistrimet te vazhdojne edhe sot (dje) per te gjithe ata maturante qe nuk jane paraqitur gjate javes. Mendoj se me garancine e Ministrit zgjidhet problemi yne kryesor, mbi pranimet ne UV. Ne do te regjistrojme maturantet me mesatare nen 6 te ketij viti, te cilet behen gjithsej 161. Dua gjithashtu te theksoj se ne kete proces UV ka ndjekur me perpikmeri ligjin dhe te gjitha afatet dhe une ne asnje menyre nuk po pranoj se ky ishte nje problem i krijuar nga UV. Shpresoj qe ne kete zgjidhje te problemit te kem mbeshtetjen e gjithe stafit akademik te UV-se.

Une ju garantoj se si Rektor i UV-se, do te vazhdoj te luftoj per autonomine akademike te UV-se, si edhe per problemin kryesor te hapjes se programeve te reja qe eshte bllokuar nga MASH. Besoj se do te kemi mbeshtetjen e Ministrit per zgjidhjen e gjithe problemeve te mbartura me MASH, vecanerisht ate te programeve te reja.

Pershendetje,

Rektori

Deklarate per shtyp e stafit pedagogjik: "Jemi kunder rektorit, Te mos regjistrohen"

"Kjo deklarate behet per te kundershtuar vendimin e Rektorit per zgjatjen e afatit te regjistrimeve te maturanteve deri ne diten e diel, ne daten 4 tetor 2009. Ne si kolektiv pedagogjik i Universitetit "Ismail Qemali" te Vlores, e konsiderojme kete nje shkelje te rende te autonomise se Universitetit dhe neperkembje te autoritetit dhe dinjitetit te Senatit te UV-se, i cili eshte organi me i larte vendimmarres i Universitetit te Vlores. Ritheksojme qendrimin tone te meparshem, te deklaruar ne daten 23/09/2009, qe nuk mund te behet asnje kompromis me MASH ne kundershtim me vendimin e Senatit te UV-se, ne maj 2008. U bejme thirrje te gjitha institucioneve akademike, intelektualeve, opinionit publik, perfaqesive diplomatike dhe organizatave nderkombetare, qe ta perkrahin kauzen tone".

Stafi pedagogjik

Eustrat Zhupa

Ervin Ruci

Jorgo Mandili

Dorjan Tozaj

Lulezim Hajnaj

Petrit Taraj etj.

Kercenimi

Pas perfundimit te greves se studenteve te Juridikut qe fituan te drejten per nje diplome te nivelit te dyte, ka ardhur edhe kercenimi i studenteve me mesatare nen 6-te qe jane fitues te Matures Shteterore. Nese nuk regjistrohen, atehere ata do te nisin greven diten qe fillon viti akademik, 12 tetor.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›