Ballkani nën temperatura tropikale
BEOGRAD- Përmbytjet e fundit në Ballkan u zëvendësuan me vapë tropikale në Kroaci, Serbi, Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoni, ku temperaturat arritën deri në 39 gradë Celsius.
Mbi 100 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Beograd për shkak temperaturave të djeshme rekord të larta.
Deri në orën 14:00, ndihma e shpejtë spitalore ka marrë 77 thirrje, në pjesën më të madhe të rasteve për goditje nga moti i nxehtë.
Autoritetet kroate shpallën paralajmërim për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta në pjesën qendrore të vendit. Në Maqedoni edhe sot është shpallur alarm në fazë të verdhë nga i nxehti.
Sipas meteorologëve, temperaturat tropikale në rajon do të bien në fund të javës.
(m.a/mia/BalkanWeb)