PD, Bogdani: Në SHBA ka nisur hetimi për pastrim parash, Rama fsheh të vërtetën
TIRANE- Nëpërmjet një deklarate për mediat, deputeti i Partisë Demokratike Gert Bogdani shprehet se në SHBA ka nisur një hetim për pastrim parash ndaj kreut të PS-së Edi Rama.
Sipas tij, Rama po vazhdon të fshehë të vërtetën.
Bogdani nënnvizoi se, kongresmeni Dana Rohrabacher ka kërkuar nga FBI të hetohet burimi i parave që janë përdorur për të siguruar fotografinë që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama bëri me Presidentin Obama, gjatë një aktiviteti për grumbullim fondesh vitin e kaluar.
“Është koha që Rama t’u përgjigjet disa pyetjeve. Akuza për pastrimin e parave nuk është qesharake. Rama ka shkelur ligjin zgjedhor të SHBA-ve”, vijoi ai.
(m.a/BalkanWeb)