Rihanna vendos: Do shkoj në rehabilitim “për të harruar Chris”
Rihanna ka vendosur që të hyjë në rehabilitim për shkak të ndarjes nga Chris Brown. Javën e kaluar u publikuan fotografitë në të cilat Chris shihet në krahët e ish të dashurës Karrueche Tran dhe kjo ka bërë që Rihanna të kërkojë ndihmë profesionale për të kaluar këtë ndarje, duke iu nënshtruari një programi 12 pikësh.
“Rihanna ende është në depresion nga dashuria për Chris. Duket se ajo është obsesionuar me të. Megjithëse ai i ka thënë se mes tyre ka përfunduar, ajo nuk mund të shkëputet nga ai. Rihanna dëshiron që më në fund të mbyllë derën për gjithçka që ka të bëjë me Chris dhe të ndjehet e lirë për të qenë sërish vetvetja”, ka thënë një shoqe e saj për revistën “Grazia”.
25 vjeçarja dhe Chris kishin një lidhje të vështirë e cila përfundoi me ndarje në vitin 2009 pas tri vjetësh lidhjeje për shkak se 24 vjeçari e kishte sulmuar fizikisht atë. Por ylli i hitit “Diamonds” e fali atë dhe rifilluan lidhjen në fund të vitit të kaluar e cila përfundoi javë më parë.
(e.m/kosovapress/BalkanWeb)