Hoxha: Rama po e politizon çështjen e ndërtimeve pa leje
TIRANE- Asnjë ndërtim pa leje në qytetin Tiranës nuk do të mbijetojë dot. Këtë ka rideklaruar sot drejtori i Inspektoratit Ndërtimor Florenc Hoxha, gjatë aksionit për prishjen e disa ndërtimeve pa leje në Tiranë. Ndërsa Inspektorati vazhdon aksionet e tij gjatë 24 orëve, kryetari i PS po i politizon ato.
Drejtori i Inspektoratit të Ndërtimit, Florenc Hoxha i ka bërë thirrje Edi Ramës, që të kontribuojë në frenimin e ndërtimeve pa leje, duke urdhëruar eksponentët e lartë të partisë së tij, të pezullojnë ndërtimet e tyre pa leje në Tiranë. Një nga ndërtimet e prishura gjatë ditës së sotme, ka qenë në rrugën “Pjeter Budi”, në zonën e Qytetit Studenti. Hyrja në fuqi e planit urbanistik përjashton nga çdo lloj mundësi legalizimi të shtesave pa leje dhe fati i tyre do të jetë prishja.
“Sot Inspektorati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës po vazhdon prishjen e objekteve të tjera pa leje brenda territorit të qytetit të Tiranës. I bëj thirrje Edi Ramës, që të mos e politizojë këtë çështje, po nëse do të kontribuojë në këtë drejtim për të parandaluar ndërtimet pa leje, t’i bëjë thirrje eksponentëve të lartë të partisë së tij, që të pezullojnë dhe të mos ndërtojnë pa leje. Gjithashtu, po ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të mos shpenzojnë kot në këtë drejtim, pra duke ndërtuar pa leje, pasi nuk do të lejojmë dhe do të godasim çdo objekt pa leje që po ndërtohet apo do të ndërtohet në qytetin e Tiranës.”- deklaroi z. Hoxha.
Ai tha se të gjitha objektet të cilat janë prishur dhe do të kenë të njëjtin fat edhe në ditët në vijim, janë objekte pa leje dhe jashtë çdo kriteri ligjor, ndërkohë që këto prishje janë bërë duke mos rënë në kundërshtim me procesin e legalizimit.
(m.a/BalkanWeb)