FRD: Sistemet elektronike përbënin një pengesë për Berishën
TIRANE- Partia Fryma e Re Demokratike bën sot publik qëndrimin e saj, lidhur me dështimin e nstalimit dhe vënies në funksionim të sistemeve SEN dhe SEV, të cilat do të mundësonin verifikimin elektronik të votuesve në Qarkun Tiranë dhe numërimin e votave në Qarkun e Fierit.
“Në vazhdën e një sërë skenarësh që po projektohen për manipulimin e votës së shqiptarëve nga partia në pushtet, sistemet elektronike të mësipërme, përbënin një pengesë kryesore për t’i hapur rrugë sëmundjes së vjetër të Kryeministrit në ikje. Që në amendimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor vitin e kaluar, të binte në sy paradoksi se këto sisteme do të ishin në fazën e një projekti pilot për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në vendin tonë. Parë në këtë këndvështrim, ishte e dukshme dhe e pritshme që eksperimentet e këtij lloji me votën e shqiptarëve do të mbartnin me vehte një mungesë serioziteti dhe papërgjegjshmërie nga ana e administruesve të gjedhjeve”, thuhet në dekalratën e FRd-së.
Fryma e Re Demokratike akuzon në mënyrë direkte qeverinë, e cila se nuk instalon qëllimisht një sistem modern të administrimit të votës, duke shkelur premtimet e ndërkobmëtarëve.
“Në 23 Qershor, votuesit shqiptare do të shkojnë në votime jo vetëm me një Komision Qëndror të Zgjedhjeve të gjymtuar nga politika e konfliktualitetit, jo vetëm nën thundrën e presioneve për të imponuar vullnetin e tyre sovran, por edhe me një mangësi flagrante të standarteve ligjore në fuqi, sikundër është mungesa e sistemeve elektronike përkatëse. Në këto kushte i bejme apel institucionit të akuzës që në mënyrë urgjente dhe me iniciativën e saj të fillojë hetimin mbi dëmin ekonomik të shkaktuar taksapaguesve dhe shpërdorimin e detyrës në mënyrë të qëllimshme të konsumuar nga nëpunës të papërgjegjshëm”, thekson FRD.
(BalkanWeb)