E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ballkani përballë sfidave të reja të sigurisë

Sfidat e sigurisë, kanosjet dhe rreziqet me të cilat përballet Republika e Maqedonisë në afat më të gjatë, sfidat e ndërlidhura me sigurinë e Rajonit dhe Zonës euroatlantike, sfidën e rrugës tonë drejt integrimit të plotëfuqishëm në NATO dhe në BE, dhe si Republikë e Maqedonisë kontribuon drejt përballjes me sfidat aktuale të sigurisë në rajonin euroatlantik.

Këto ishin temat, në të cilat është fokusuar ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi sot në tryezën e rrumbullakët me temë "Sfidat e sigurisë të Republikës së Maqedonisë në vitin 2013", të mbajtur në Fakultetin për siguri , transmeton INA.

Sipas Xhaferit, disa sfida të sigurisë, rreziqe dhe kanosje nuk mundemi t'i identikojmë si kërcënime të drejtpërdrejta mbi bazë nacionale, por zakonisht shikohen dhe identifikohen si kërcënime sipas prosperotetit ekonomik dhe cilësisë së jetesës së njerëzve. Bota e sotme bashkëkohore, nënvizoi karakterizohet me ndryshime të shpejta, komplekse dhe dinamike dhe përballet me kanosje të reja asimetrike dhe rreziqe të cilat janë në rritje.

Terrorizmi, krimi transnacional i organizuar, lufta nga gjenerata e katërt, proliferimi i armëve për shkatërrim në masë, radikalizmi fetar dhe ekstremizmi, migracioni ilegal, shtete jostabile dhe jofunksionale dhe sulmet kompjuterike janë vetëm një pjesë e tyre. Në sfidat moderne globale, tha mes tjerash mund të numërohet edhe ndërvarësia financiare botërore që u pasqyrua edhe përmes krizës nga viti 2008.

Nevoja për siguri sot është universale - asnjë vend, theksoi nuk mund të jetë komplet i izoluar nga sfidat e reja të sigurisë.

Pritet, theksoi në 10 vitet e ardhshme dhe më vonë, sfidat e sigurisë të manifestohen në disparitetin mes të ardhurave dhe shpenzimeve, mosbaraspesha kronike fiskale, rritja e efekteve të kopshtit të qelqtë, kriza në furnizimin me ujë, përhapja e pakontorlluar e armëve për shkatërrim në masë, disbalanci i pakontrolluar në sundimin mes shteteve të dobëta dhe të fuqishme dhe shtrirja e gjerë e urrejtjeve etnike dhe fetare mes popullatës, të cilat e ushqejnë terrorizmin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›