E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushtetuesja vendos pro Shaip Mujës

Gjykata Kushtetuese ka shpall vendimin e saj rreth rastit KO131/12 të parashtruar nga Shaip Muja dhe 11 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë së neneve 18, 19, 41 dhe 60 të Ligjit për Shëndetësi, Nr.04/L-125, të miratura nga Kuvendi, më 13 dhjetor 2012, duke e shpall kërkesën e parashtruesve si të pranueshme.

“Gjykata Kushtetuese, në bazë të nenit 113.5 të Kushtetutës; në bazë të neneve 20 dhe 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese; dhe në bazë të rregullave 54, 55 dhe 56 të Rregullores së punës, më 15 mars 2013, Vendosi

I. Njëzëri, ta shpall kërkesën të pranueshme

II. Njëzëri, shpall se nenet 18, 19 dhe 60 të Ligjit për Shëndetësi, Nr. 04/L-125, të 13 dhjetorit 2012, janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës

III. Me shumicë, shpall se neni 41, paragrafët 1,5 dhe 6 të Ligjit për Shëndetësi, Nr.04/L-125, të 13 dhjetorit 2012, janë në mospërputhje më nenin 49 (E drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

IV. Konsideron se neni 41, paragrafët 1,5 dhe 6 të Ligjit për Shëndetësi, Nr.04/L-125, të 13 dhjetorit 2012, është i pavlefshëm

V. Konsideron se Vendimi i Gjykatës për zgjatjen e Masës së përkohshme, i 24 janarit 2013, për pezullimin e zbatimit të neneve 18, 19, 41 dhe 60 të Ligjit për Shëndetësi, Nr.04/L-125, të 13 dhjetorit 2012, pushon me hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi

VI. Urdhëron që ky aktgjykim t’u dërgohet palëve dhe në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit, të publikohet në Gazetën Zyrtare; dhe,

VII. Deklaron që ky aktgjykim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet një njoftim të Gjykatës Kushtetuese, e cila këtë vendim e ka botuar në uebfaqen e saj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›