Plumba kallashnikovi ndaj 8 shqiptarëve

Një patrullë greke, e cila është duke survejuar zonën e Mandras është qëlluar sot pasdite me kallashnikov nga një automjet i vjedhur.
Policia helene njofton se patrulla greke deshi të ushtronte kontroll mbi automjetin vjedhur në kuadër të kërkimit të 8 shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalës.
Mirëpo thirrjes së policisë, automjeti i është përgjigjur me plumba kallashnikovi. Mësohet se edhe policia helene iu përgjigj me zjarr agresorëve, raporton News 247.gr.
Nuk pati asnjë të plagosur në radhët e policisë, ndërkohë që e gjithë zona është e mbushur plot me efektivë të njesive policore, të cilët vijojnë kërkimin e automjetit./Indeksonline/