E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Nesër do të ketë përafrim, nënshkrimi në ditët në vazhdim!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë nga Brukseli se kthimi i delegacioneve në Bruksel pritet të sjellë një përfarim të qëndrimeve mes Kosovës dhe Serbisë rreth normalizimit të raporteve, duke lënë të nënkuptuar kështu se tri ditët e mbetura të javës mund të sjellin një marrëveshje e cila më pastaj do të nënshkruhet në ditët pas pajtimit.

“Mbrëmë kemi pasur përafrim të qëndrimeve…E them me përgjegjësi të plotë se në Kosovë do të ketë sistemi unik të drejtësisë dhe do të ketë ndryshim të strukturës organizative të gjykatave. Njëjtë do të jetë edhe në polici dhe emërimi i secilit komandant do ta bëjë drejtori i përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm. Ne besojmë se përafrimi do të ndodh nesër ndërkaq nënshkrimi është çështje formale që mund të ndodhë në ditët në vazhdim”, ka thënë ai për Klan Kosova./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›