E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi me ekip të njëjtë në Bruksel

Siç njofton agjencia serbe lajmeve Beta, nesër në Bruksel do të udhëtojë ekipi me përbërje të njëjtë në bisedime me delegacionin e Kosovës.

Në këtë ekip do të jenë: Kryeministri Ivica Daçiq, zëvendësi i tij Aleksandër Vuçiq, nënkryetarja e Qeverisë serbe Suzana Grubjeshiq, këshilltari i kryetarit serb Marko Gjuriq dhe shefi i Zyrës serbe për Kosovën Aleksandër Vulin.

Agjencia Beta thotë të ketë marrë vesh nga burime diplomatike evropiane se ekipet dialoguese nga Beogradi e Prishtina nesër do të shqyrtojnë përfundimisht miratimin e propozim marrëveshjes me 15 pika që e ka ofruar baronesha Catherine Ashton.

Mediet serbe njëkohësisht po njoftojnë se gjoja kreu serb ende nuk ka marrë vendim ose po hamendet për të marrë vendim në do të shkojë ose në Bruksel./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›