E Diel, 1 Nëntor 2026

Ballkani perëndimor, KE nesër propozim për vizat

SHKUP- Komisioni Europian pritet te propozoje mekanizmin e përkohshëm për pezullimin e liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor.

Nderkohe, ambasadat e vendeve të Bashkimit Evropian kanë filluar parapërgatitjet për kthim eventual të vizave për qytetarët e Maqedonisë.

Burime diplomatike në Bruksel kanë njoftuar se situata është aq serioze sa që disa vende kanë filluar të bëjnë përgatitje për dërgimin e konsujve kompetentë për vizat.

Të njëjtat burime kanë informuar se në vend të vizave të vjetra, vendet e BE-së tani mund të aplikojë të ashtuquajturat viza biometrike. Këto viza do të kenë formën e kartës së identitetit dhe do të vlejnë për periudhë njëvjeçare, kurse sipas të gjitha gjasave do të jepen falas.

Vizat mund të vendosen për disa vende të rajonit, e jo vetëm për Maqedoninë dhe Serbinë. Vendimi përfundimtar Këshilli i Ministrave të BE-së pritet ta sjellë më 9 qershor.

Si raporton Zhurnali, institucionet në Maqedoni janë mobilizuar pas këtyre paralajmërimeve për kthim të mundshëm të vizave dhe deri tani rreth 500 azilantë potencialë janë penguar të largohen nga Maqedonia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›