Zbulohet raporti: Lodra kancerogjene në tregje

Tregu Çam, ku shiten lodra per femijet
Kohët kur lodrat e fëmijëve ishin me pikatore e, madje përdoreshin edhe nga kushërinjtë më të vegjël, janë harruar. Edhe ajo ndjesia për kukullën apo trenin e dashur, që nuk të shqitet edhe kur rritesh, duket se i përket një tjetër brezi.Sot, në çdo familje të re i gjen me shumicë pelushët, kukullat apo makinat plastike. Aq të shumta janë në çdo cep e kënd të shtëpisë, saqë prindërit ankohen se të vegjlit humbin interesin

Lodër plastike me pluhur të bardhë brenda, e ndotur nga kimikate
menjëherë e duan të reja. Sipas takatit, ata mundohen tua shtojnë arsenalin, pjesa tjetër vjen si dhurata nga të afërmit. Gjëra vërtet të bukura nga jashtë, që mund ti gjesh edhe me çmim të lirë. Madje ka shumë prindër që habiten kur futen në dyqanet e markave ndërkombëtare të lodrave, tek të cilat argëtimi për të vegjlit kushton shtrenjtë. Në fakt, kjo pjesë marketingu nuk ka fare lidhje me shkrimin tonë. Shqetësimi është gjetkë. Janë të paktë ata prindër që kanë informacion dhe i kushtojnë rëndësi rrezikut madhor që mund ti kanoset fëmijës nga lodrat kryesisht plastike. E kjo nuk ka të bëjë shumë me shkollimin apo përkujdesjen ndaj fëmijëve. Por me produktet që ofrohen sot në tregun vendës dhe ndërgjegjësimin për të bërë ca përzgjedhje. Situata është alarmante. Fëmijët tanë luajnë me lodra që përmbajnë lëndë kancerogjene apo të tilla që çmontohen aq kollaj, sa mund tu kushtojnë jetën. Ka

Kujdes nga biberonët me lëndë kimike!
edhe më keq. Në tregjet më masive të këtyre produkteve vazhdojnë e tregtohen lodra që i përkasin listës së zezë të Bashkimit Europian. Ndonëse të raportuara nga strukturat përkatëse si të rrezikshme, ato shiten ditën për- diell. Janë me dhjetëra lloje lodrash për të cilat ka rreth dy vjet që është kërkuar ndalimi i tregtimit e nuk ka asnjë ndryshim. Shumëkujt mund ti duket edhe qesharake, e pakuptimtë deri diku, por lodrat Kineze me të cilat kënaqen sot fëmijët janë një kërcënim madhor për shëndetin e tyre. Kur situata paraqitet e rëndë në mes të kryeqytetit, në rrethe është edhe më keq.
Situata në tregje, alarmante
Situata në tregjet më të frekuentuara të konsumatorëve është më keq se në vitin 2009. Të gjitha produktet janë kineze. Vijojnë të gjenden ato kategori lodrash për të cilat është bërë njoftimi, duke kërkuar largimin e tyre nga tregu. Ekzaktësisht

Armët-lodër, të rrezikshme për fëmijët
kështu thuhet në raportin e fundit të specialistëve të Inspektoratit Qendror Teknik. Është struktura që prej tri vitesh monitoron cilësinë e lodrave në treg. Pavarësisht stafit vërtet të kualifikuar të specialistëve që kryejnë analizat për produktet, legjislacioni ka pasur një vakum jo të vogël lidhur me kompetencat e mëtejshme. Gjithsesi, arritëm të shihnim vetë shkresat që janë dërguar për të vënë ne dijeni qoftë Policinë Bashkiake, qoftë Ministrinë e Ekonomisë apo të tjera të linjës. Raporti më tej vijon edhe më i nxirë. Bëhet fjalë për kontrollet që janë ushtruar për lodrat tek tregu i medresesë dhe tregu çam. Këto janë edhe tregjet më të frekuentuara nga konsumatorët. Janë gjithaq më të lira. Duhet theksuar se të gjitha lodrat që tregtoheshin pranë këtyre tregjeve ishin jashtë të gjitha rregullave të sigurisë. Etiketimi i tyre ishte i falsifikuar. U gjetën edhe lodra mjaft të rrezikshme të raportuara nga RAPEX (sistemi me i shpejtë ne BE që ngre alarmin për produktet me ngarkesë kimike) për të cilat jemi informuar nga METE për rrezikshmërinë e lartë për prani të lëndëve kancerogjene, thuhet në raportin e Inspektoratit Qendror Teknik.
Tullumbacet e lodrat, kanceroze

Tullumbace me lëndë kancerogjene
Tri produkte të raportuara kanë blerë vetë inspektorët për ti analizuar në laboratorë. Të tria mjaft të përdorshme nga fëmijët. Të tria me shumicë në treg. Të tria të rrezikshme. Bëhet fjalë për tullumbacet e paketuara, lodra imitim figura përrallash, lodër e butë plastike, imitim iriqi me dritë. Që të tria këto produkte i përkasin kategorisë shumë të rrezikshme, pasi përkatësisht: Tullumbacet paraqesin rrezik kimik për shkak të përmbajtjes së lëndës 0.091 mg nitrosaminë, e cila është kancerogjene, thuhet në raport. Po kështu, specialistët sqarojnë se ka shumë lodra plastike që kanë nivel tej normave të një lënde që quhet ftalat edhe ajo mjaft e rrezikshme për shëndetin e fëmijëve. Por ata nuk janë ndalur vetëm këtu. Ndonëse janë ekzaminuar 3 kampionë masivisht në treg, është vërejtur mungesë e etiketës apo stampës që tregon përmbajtjen e këtyre lodrave. Të gjitha materialet plastike ishin pa shënim mbi përbërjen e tyre. Nga vlerësimi organo-leptik rezultoi se kishin erë të rëndë lëndësh kimike, thuhet në monitorimin e fundit të Inspektoratit.
Etiketat false e armët-lodër
Në listën e gjatë të problematikave është renditur edhe falsifikimi i etiketave, që hedh dyshime mbi cilësinë dhe riskun e lodrave në këto tregje. Etiketimi i tyre ishte jo-origjinal, por i kopjuar. Nuk ishte si formati i lejuar nga CE, pra do të thotë i falsifikuar, thuhet në raport. Sipas tij, shumë lodra fëmijësh ishin pa ambalazh fare, rrjedhimisht, asnjë njoftim për grupmoshën që do ti përdorte. Kishte kategori lojërash për të cilat është kërkuar tërheqja nga tregu, si armë të ndryshme. Gjendeshin armë që ishin me imitim plumbi në përmasa të vogla. Në këto armë ishte shënuar që lejohen që 3 vjeç, por ato janë të rrezikshme dhe nuk lejohen deri në moshën 12 vjeç, kanë sqaruar në raport specialistët. Sipas tyre, janë gjetur kukulla të llojeve të ndryshme, që thuhet se ishin për moshën 3 vjeç, por ato kishin pjesë që mund të shkëputeshin shumë lehtë dhe mund të çojnë deri në mbytjen e fëmijës. Ekzistonin gjithashtu rake (lodër që bën zhurmë) për bebet prej materialesh shumë të dobëta, të cilat mund të copëtohen dhe të gëlltiten nga fëmijët., thuhet në raport. Përveç tregut të medresesë dhe atij çam, e njëjta problematikë është vërejtur edhe tek tregu i hapur në Durrës. Po kështu, sipas Inspektoratit Qendror Teknik, problem madhor mbeten shitësit ambulantë pranë shkollave dhe sidomos në bregdet në sezonin e verës.
Problemet ne tregje
- Etiketa të falsifikuara
- Mungon Marka CE
- Asnjë të dhënë për përmba