E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli fton Vatren ne festen jubile te pavaresise

Kreu i Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti dje ne nje takim drejtues te Federates Pan-Shqiptare ne SHBA Vatra kryetarin zotin Gjon Bucaj editorin e gazetes Dielli Dalip Greca si dhe anetarin e keshillit te kesaj shoqate Bashkim Musabelliu. Pasi uroi mireseardhjen Kryetarja e Kuvendit shprehu mirenjohjen per rolin kontributin dhe mbeshtetjen e jashtezakonshme qe Vatra ka dhene ndaj Shqiperise duke percjelle ne Shtetet e Bashkuara arritjet dhe zerin e shqiptareve kudo qe ata ndodhen. Nga ana e tij zoti Bucaj i percolli Kryetares se Kuvendit pershendetjet e te gjithe anetareve te kesaj federate ndersa shprehu pergezimet e tij me te mira per arritjet qe Shqiperia ka shenuar vitet e fundit. Pergatitjet e festimeve per celebrimin e 100-vjetorit te shpalljes se pavaresise se Shqiperise ishin tema kryesore e bisedimeve ku zonja Topalli i njohu perfaqesuesit e shoqates me pergatitjet qe Kuvendi ka nisur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›