Deshira Subashi Une nuk mund te votoj tabelat e nxjerra nga ky proces
Nenkryetarja e KQZ-se Deshira Subashi tha dje se projekt-akti per shpalljen e fituesit te Bashkise se Tiranes eshte shoqeruar me tabelat perkatese per 485 qendrat e votimit. Une nuk mund te votoj tabelat e cdo qendre votimi pasi ato nuk i kam hartuar une nuk i kam numeruar votat tha Subashi. Sipas saj nuk ka ndodhur te mos kemi nje rezultat paraprak per Bashkine e Tiranes. KQZ nuk ka respektuar hapat procedurale kete e thote edhe Kolegji Zgjedhor qe neser sot nis nga fillimi. Ligji detyronte KQZ-ne te shpallte rezultatin paraprak brenda 48 oresh. Ndersa perfaqesuesi i PD-se ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Njazi Kosovrasti deklaroi per mediat se procesi i shpalljes se fituesit te Bashkise se Tiranes mund te perfundoje vetem pas 10 ditesh.
Te gjithe e dime se kryetari i Bashkise se Tiranes eshte zoti Basha. Shifrat jane fiksuar te numri 95. Besoj se kjo shkon pertej nje dhjetediteshi. Duke pasur parasysh ato qe degjojme dhe kjo eshte ne te drejten e PS qe priter te beje ankimim i ri pas ketij vendimi te KQZ. Duke llogaritur kohen sa te dale ky vendim sa te behet ankimimi besoj qe brenda 10 diteve gjithcka do te jete e mbyllur. Ne shtator do te shikojme zotin Basha te kete marre persiper drejtimin e Bashkise se Tiranes tha Kosovrasti.
Ndersa per pretendimet e socialisteve qe e kane konsideruar procesin qesharak Kosovrasti ka theksuar se integriteti i procesit eshte edhe ne kutite e gabuara. Integriteti eshte nje vleresim qe kutise i behet ne raport me fletet e votimit qe ka brenda. shte njesoj sikur ne nje moment makinen e ke lene ne rregull dhe kur afrohesh shikon qe xhami i makines tende eshte thyer. Makina nuk eshte e rregullt. Ka mundesi te jete vene dore mbi te por kjo nuk do te thote te nxitosh te thuash se me kane vjedhur dokumentet e makines. Atehere cfare beri Komisioni Qendror dhe cfare ben ti me makinen Shkon te makina dhe gjen dokumentet. Pra vertet eshte demtuar makina jote por dokumentet jane atje. Kjo doli dhe ne KQZ. Vertet kutite ishin te demtuara. Komisioni i hapi kutite i kontrolloi dokumentet i kontrolloi te gjitha fletet e votimit ne raport me tabelat e rezultatit qe kishin perfaqesuesit e PD te PS tabelat qe ka KQZ dhe nuk levizte asnje vote tha Kosovrasti.